• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha: Rama do t’i ketë kohërat e numëruara

20/02/2026
Berisha: Rama do t’i ketë kohërat e numëruara

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Bveirsha ka mbajtur fjalën e tij në protestën e sotme të opozitës. Kryedemokrati duke kujtuar ngjarjen e 35 viteve më parë ku u rrëzuar shtatorja e Enver Hoxhës, shprehu nderimin e tij për protestuesit e asaj kohe. Protestues të cilët, sipas Berishës nuk e mendonin se 35 vite më pas do të ndodheshin sërish përballë një regjimi shumë të ngjashëm me atë të diktatorit Hoxha.

Më tej, Berisha tha se përveç nderimit për 20 shkurtin e 1991, sot ajo datë frymëozn demokratët në zotimin se Rama i ka orët e numëruara. Berisha tha se shqiptarët sot po vidhen nga Rama dhe njerëzit e tij si kurrë më parë, duke u ndalur te inceneratorët, me të cilët Erion Veliaj voshgi qindra milionë euro.

“20 shkurti është dita në të cilën 35 vite më parë, mijëra qytetarë të mbledhur në Qytet Studenti në mbështetje të grevës së studentëve për të çliruar kombin dhe vendin nga kulti i satanit, nën thirrjen e artistes Rajmonda Bulku dhe protestuesve nisen drejt sheshit “Skënderbej” të rrethuar nga të katërta anët me autoblinda, mitralozë, snajpera në një betejë që shenjon kulmin e guximit të qytetarëve shqiptarë. Përmbysën shtatoren, kultin e satanit, Hitlerit shqiptar të pas luftës. Përmbysën regjimin që shtetësoi, perskeutoi, burgosi, ekzekutoi, varfëroi më shumë shqiptarët se çdo pushtues që ata kishin njohur. Nderim përjetë atyre guximtarëve që si luanë u vërsulën mbi shtatoren e diktatorit. 35 vite më parë të gjithë ata që ishin në shesh, kurrë nuk do mendonin se pas 35 vitesh do ndodheshin para një regjimi, sigurisht jo të njëjtë në mënyrë identike, por fatkeqësisht shumë të ngjashëm në shumë aspekte. Nuk mund të besonin se 35 vite më vonë pushtetet e vendit do të ishin në duart e një krimineli të pashembull në histori pas Enver Hoxhës.

Nuk mund të besoni se 35 vite më vonë do të rikthehej farsa zgjedhore e atij që përmbysën. E vërteta është se ne nderojmë sot këtë datë me ndjenjën e mirënjohjes, por dhe me frymëzimin më të madh në zotimin tonë se Edi Rama do t’i ketë kohërat e numëruara. Diktatura hoxhiste ishte një diktaturë e pashembullt në Europë. Ngjashmëritë janë tmerrësisht të hidhura. E vërteta është se ky komb nuk është vjedhur kurrë siç vidhet sot nga Rama dhe qeveritarët e tij. Qindra milionë euro me Erion Veliajn dhe inceneratorët. Edi Rama, ky armik i egër i qenies shqiptare, njësoj si babai i tij shpirtëror, ka vendosur mbi shqiptarët mashtrimin dhe censurën”, tha Berisha.

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Milan bie në kryeqytet, Lazio i nxjerr nga gara për titull, Allegri: Kujdes, të mos shkatërrojmë sezonin (VIDEO)

Milan bie në kryeqytet, Lazio i nxjerr nga gara për titull, Allegri: Kujdes, të mos shkatërrojmë sezonin (VIDEO)

16/03/2026
Studimi: Të jetosh me njerëz të vështirë mund të të plakë më shpejt

Studimi: Të jetosh me njerëz të vështirë mund të të plakë më shpejt

16/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al