• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha: Yuri Kim më dërgoi një person në zyrë dhe më propozoi të hiqja dorë nga gara për kreun e PD. Më garantoi largimin e Bashës

06/04/2022
Berisha: Yuri Kim më dërgoi një person në zyrë dhe më propozoi të hiqja dorë nga gara për kreun e PD. Më garantoi largimin e Bashës

Pasi ambasadorja Yuri Kim njohu kryetarin e Komanduar të PD-së, Enkelejd Aliabeaj, Sali Berisha, e cilësoi këtë një shkelje dhe përpjekje të dështuar për të përcaktuar kreun e PD-së.

Në studion e Debatit në A2 CNN me Alba Alishanin, Berisha tha për herë të parë se ambasadorja Yuri Kim i ka dërguar një person në zyrë, ku i propozonte që të hiqte dorë provizorisht nga gara për kryetarin e PD-së, ndërsa i kishte garantuar edhe largimin e Bashës .

“Shkelje e parimeve themelore mbi të cilat bazohet demokracia, e statusit të saj por ishte dhe përpjekje e dështuar e radhës e zonjës për të përcaktuar kreun e PD-së.

Unë dua t’i njoh qytetarët shqiptarë dhe demokratët në veçanti se pas zgjedhjeve të 6 marsit guvernatorja Kim dërgoi në zyrën time një person me propozimet e saj. Propozime që konsistonin që unë të hiqja dorë provizorisht nga gara për kryetar të PD-së, të caktoja cilindo që doja unë dhe atë provizorisht dhe më pas mund të kandidoja vetë për kryetar, duke paraqitur garanci të plotë se Basha do të largohej dhe do të pranonte vendimet.

Përgjigjja ime ishte një refuzoj në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje tuaj zonjë në problemet e brendshme të PD, refuzoj dhe kërkoj në mënyrë të prerë që të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve dhe kryetarit të PD-së sikundër jashtë çdo dyshimi që unë mund të pranoj ndërhyrje të tilla.

I përcolla mesazhin se për mua mjafton kjo që i lejoni vetes të ndërhyni se kush dhe jo duhet të zgjidhet kryetar i PD që unë edhe të mos kisha ndërmend të garoja të rikthehem dhe të garoj me të gjitha mundësitë e mia. Nuk prita kundërpërgjigje nga Kim se gjeja në qëndrimet e Bashës”, tha ai.

Duke e konsideruar të papranueshme ndërhyrjet e ambasadores Kim në punët e PD, Berisha u bën thirrje shqiptarëve që të mos kenë ndikim në mendimet e tyre për mbështetjen amerikane:

“E konsideroj të papranueshme ndërhyrjet e saj në punët e brendshme të PD dhe besoj që asnjë shqiptar pavarësisht nga bindjet e tij nuk pranon një gjë të tillë për asnjë parti politike, por kam një thirrje për shqiptarët e demokratët.

Këto qëndrime dëmtojnë imazhin e vendit të lirisë para shqiptarëve ndaj është u bëj thirrje shqiptarëve të mos kenë ndikim në mendimin e tyre për partnerin tonë strategjik SHBA.

Nga ana tjetër ky është thjesht dështim i radhës, por dëshmi e një presioni të paskrupullt mbi sistemin e drejtësisë, që unë e kam denoncuar edhe më parë të ndërhyrjes së guvernatores me kolegjin e vetingut për persona të caktuar”.

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Stoli i Italisë, Pirlo tërhiqet nga kandidatura

Stoli i Italisë, Pirlo tërhiqet nga kandidatura

27/07/2026
Hidhet shorti i Superligës së Kosovës, edicioni i ri nis më…

Hidhet shorti i Superligës së Kosovës, edicioni i ri nis më…

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al