• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Beteja’ me SHELL-in, Ilia Kuro dhe idiotët e PD-së në Zagori

04/02/2019
Bashkia Libohovë kundër kompanisë hollandeze: Zagoria është Park Kombëtar, s’mund të kërkohet naftë me tritol (VIDEO)

Pas konfirmimit të kryeministrit Edi Rama se në Zagori nuk do të ketë kërkime për naftë, tentativa e kompanisë ‘Shell’ sipas një kontrate me qeverinë shqiptare vijon të jetë kryefjala e zagoritëve në bisedat e përditshme, qoftë në fshatrat e tyre apo edhe në rrjetet sociale. Ajo që bie në sy janë një tufë idiotësh, të cilët e shohin fajtorin tek nënkryetari i Bashkisë Libohovë, Ilia Kuro, duke u nisur vetëm prej faktit se ai është nga Zagoria dhe sipas tyre ka ‘prerë në besë’ zagoritët.

Edhe ditën që ‘Shell’ do të zhvillonte dëgjesën në Sheper pati një incident mes këtyre idiotëve dhe nënkryetarit Kuro. Nuk është nevoja të marrim në mbrojtje Ilia Kuron dhe as ta mitizojmë sepse s’ka bërë ndonjë heroizëm. Ai kundërshtoi në mënyrën e vet siç kundërshtuam edhe ne apo çdo qytetar tjetër normal i këtij vendi që shikon perspektivën tek turizmi dhe jo tek nafta, aq më tepër kur është fjala për një zonë të mbrojtur si Zagoria. Por i shkruajmë këto radhë si dëshmitarë jo vetëm të dëgjesës në Sheper, por të së gjithë ‘betejës’ që është bërë për Zagorinë.

Ilia Kuro ishte që prej fillimit kundërshtar i hapur i planeve të ‘Shell’ për të kërkuar naftë në Zagori. E ka bërë këtë gjë me zë dhe figurë në dëgjesën publike të zhvilluar në Gjirokastër, por edhe në takime të tjera kudo ku është debatuar kjo çështje. Shpesh duke u zhveshur edhe nga posti zyrtar që mban, ndoshta dhe duke mos u rakorduar fare me kryebashkiaken Luiza Mandi, ai ka mbajtur një qëndrim kategorik kundër kërkimit të naftës në Zagori. E bëri këtë gjë edhe ditën e dëgjesës në Sheper.

Ilia Kuro argumentoi me forcën e arsyes dhe ligjit përse ‘Shell’ duhej të ndalte planet për kërkim nafte. Haptaz i tha deputetes Mirela Kumbaro se ishte i gatshëm të dorëzote detyrën si nënkryetar bashkie dhe të vijonte kundërshtimin ndaj ‘Shell’ thjesht si nja banor i Zagorisë. Natyrisht që nuk po i bëjmë avokati sepse këtë as ai vetë s’e do, por i shkruam këto radhë duke parë revanshin banal që ka ndërmarrë tufa e idiotëve kundër Ilia Kuros. Ajo tufë idiotësh që për fat të keq i kanë vënë edhe të përfaqësojnë PD-në në Zagori.

Lejen kompanisë ‘Shell’ nuk ia dha as Ilia Kuro as Bashkia Libohovë, por qeveria shqiptare e cila u detyrua më pas të tërhiqej. Ilia Kuro, Bashkia Libohovë dhe ne të gjithë bashkë bëmë ç’mundëm për të kundërshtuar këtë leje dhe mbase prej kësaj rezistence ‘beteja’ për Zagorinë u fitua. Ilia Kuro ishte një nga njerëzit që spikati në këtë ‘betejë’ jo thjesht dhe vetëm si zagorit, por duke pasur gjithashtu edhe funksionin e nënkryetarit të bashkisë. Çdo diskutim tjetër për të gjetur fajin në Zagori apo Libohovë, aq më tepër në emra të përveçëm si Ilia Kuro, është thjesht një përpjekje e dështuar e tufës së idiotëve, që për vlerë të vetme të tyre kanë cinizmin dhe malinjitetin./ Libohova Online

Related Posts

Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026
Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij
Kryesore

Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al