• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Beteja për Vjosën, si u lanë jashtë zonës së mbrojtur Kalivaçi dhe Poçemi (VIDEO)

28/07/2021
Shqipëria shkeli direktivën e BE-së për hidrocentralin e Poçemit: Nisin hetimet

Prej me shumë se 20 vitesh shkencëtarë shqiptare dhe të huaj janë të angazhuar për të shpëtuar lumin e fundit të egër në Europën Qendrore, Vjosë. Nismës i janë bashkuar edhe figura të njohura botërore si aktori Leonardo Dicaprio. Në rrjedhën e këtij lumi dhe degët e tij qëndruan më shumë se javë 30 shkencëtar nga Austria, Gjermania dhe Italia me qëllim studimin.

Të gjithë kërkojnë që Vjosa të shpallet park kombëtar, e cila do të ishte një garanci më tepër për të ndalur ndërtimin e 45 hidrocentraleve në të gjithë lumin. Shoqatat dhe qytetarë të zonave të Kalivaçit dhe Poçemit fituan betejën e parë për të ndaluar ndërtimin e dy hidrocentraleve. Ndërsa lufta do të zhvillohen në gjykatën e administrative të apelit ku kompania kërkon lejimin për të vazhduar punimet.

Në 28 dhjetor 2020, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), miratoi kufijtë e rinj të zonave të mbrojtura.

Mbledhja e KKT-s e drejtuar nga kryeministri Rama, u mbajt larg vëmendjes së mediave. Sipas vendimit të asaj mbledhje, shtrati i Vjosës mbi të cilin janë dhënë leje për ndërtimin e HEC-ve të Poçemit dhe të Kalivaçit, mbetet jashtë kufijve të zonave të mbrojtura. Por a do ta shpëtonte Vjosën, shpallja me ligj park kombëtar?! Olsi Nika nga organizata Eko Albania na shpjegon se ky status do të ishte një garanci më tepër për ta ruajtur Vjosën të paprekur nga digat.

“Lugina e Valbonës ishte shpallur park kombëtar, kur qeveria Berisha dha lejen konçesionare për ndërtimin e HEC-ve mbi Valbonë. Kjo tregon se nuk është garanci as për Vjosën. Sepse qeveritë shkelin vazhdimisht mbi vendimet e tyre kur është fjala për interesa të tilla si ato të ndërtimit të HEC-ve në luginat ndër më të bukurat e Shqipërisë, si Valbona dhe Vjosa”.

“Mos ma prek Valbonën” ishte kauza që mblodhi bashkë shumë faktor, organizata e individë shqiptarë e ndërkombëtar, të angazhuar në mbrojtje të mjedisit. Por ata e humbën betejën me qeverinë dhe HEC-et mbi Valbonë vizatuan shëmtuar një hartë të re të luginës.

Është radha e Vjosës. Ka më shumë shpresë për të fituar sepse beteja për Vjosën i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Sepse ka një angazhim të shtuar ndërkombëtar. Vjosa është tashmë kauzë e qindra profesorëve të universiteteve më të rëndësishme nëpër botë; është kauzë e personaliteteve shumë të rëndësishme ndërkombëtare të botës së artit; është shumë organizatave shqiptare e ndërkombëtare për ruajtjen e mjedisit; është kauzë e banorëve të luginës së Vjosës; që kanë jetuar brez pas brezi në shekuj, brigjeve të atij lumi./ ABC

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqipëria e “dënuar” të fitojë ndaj Finlandës, titullarët në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Shqipëria e “dënuar” të fitojë ndaj Finlandës, titullarët në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Daku rrit vlerën me 5 milionë, e ndjekin Mitaj me Ismajlin/ Kuqezinjtë në progres, 13 emra fitojnë terren gjatë një viti

FOTO/ Tifozët i kanë idetë e qarta, ja si votojnë në UEFA për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al