Vetëm disa ditë më parë, vëllai i deputetes Blerina Gjylameti humbi jetën në një aksident automobilistik. Një tragjedi e dytë kjo brenda vitit për deputeten e kabinetit të Ps, pasi ajo gjithashtu ka humbur dhe të motrën nga një sëmundje e rëndë.
Elton Maçolli humbi jetën në një aksident në tunelin e Elbasanit, pasi sipas burimeve, udhëtonte me me 65 km/ h mbi shpejtësinë e lejuar. Deputetja i dha lamtumirën e fundit të vëllait me një status në Facebook, ku shkruante:
“Më thërrmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që Zoti zgjedh më të mirët, por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë.”
Pas humbjes së madhe, deputetja është shfaqur për herë të parë në publik. Ajo është fotografuar në shkallët e Kuvendit, në shoqërinë e disa prej kolegëve të saj.
Blerina shfaqet e veshur me të zeza, teksa ka vështruar nga kamera në momentin që është shkrepur foto.