• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Blerja ‘big’ e Luftëtarit, merr ish mbrojtësin e U-21 të Shqipërisë

30/12/2017
Blerja ‘big’ e Luftëtarit, merr ish mbrojtësin e U-21 të Shqipërisë

Nëntë pikë në tri ndeshjet e fundit tregojnë se Luftëtari ka lënë shijen e hidhur të rezultateve të vështira e negative të fazës së parë dhe është rikthyer bindshëm në garë për mbijetesë, që do të thotë se me ecurinë e javëve të fundit Luftëtari mund të largohet nga zona e ftohtë e renditjes e të pozicionohet në mesin e artë të tabelës. Nga ana tjetër, klubi gjirokastrit ka vendosur disa objektiva të rëndësishëm në merkato. Nëse tifozët presion një goditje të madhe ndoshta duhet të frenojnë disi në ambiciet e tyre, pasi presidenti e ka bërë këtë goditje që në verë. Sulmuesi Vasil Shkurtaj e hodhi firmën në kontratë gjatë muajve të verës por për çështje burokratike ai nuk arriti të federohej në kohë duke i kaluar në pritje 4 muajt e parë të karrierës në Gjirokastër. Gjithsesi, 25-vjeçari vlonjat që do të debutojë në fundin e muajit janar, duhet të rigjejë formën optimale edhe pse konsiderohet si një nga emrat më të lakuar në ambientin e skuadrës gjirokastrite. Ish lojtari i kombëtares shpresa dhe ARIS-it të Selanikut po stërvitet rregullisht me skuadrën dhe tashmë ka ardhur momenti për të treguar vlerat e tij pasi është pikërisht mungesa e një qendërsulmuesi që e ka penalizuar jo pak ekipin jugor. Largimi i Rexhinaldos në verë ka lënë një boshllëk të madh në repartin e avancuar dhe aktivizimi i Shkurtajt do të jetë një lëvizje e detyruar për trajnerin Hasan Lika.

Related Posts

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut
Sport

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

19/06/2026
Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut
Sport

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

19/06/2026
Zvicra fiton ndaj Bosnje-Hercegovinës,  Xhaka shënon në Botëror
Sport

Zvicra fiton ndaj Bosnje-Hercegovinës, Xhaka shënon në Botëror

18/06/2026
Muçi, rekordmen në Turqi, thyen çdo tabu dhe firmos një super kontratë
Sport

Në Turqi e quajnë “hakmarrje për Muçin”, Besiktas tenton “vjedhjen” e madhe ndaj Trabzonsporit

18/06/2026
VIDEO/ Barazim me gola, Çekia dhe Afrika e Jugut ndajnë pikët në Botëror
Sport

VIDEO/ Barazim me gola, Çekia dhe Afrika e Jugut ndajnë pikët në Botëror

18/06/2026
Shorti i UEFA Women’s Champions League: Vllaznia dhe Apolonia mësojnë kundërshtarët
Sport

Shorti i UEFA Women’s Champions League: Vllaznia dhe Apolonia mësojnë kundërshtarët

18/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

19/06/2026
Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

19/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al