• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Breçkat i shkëlqejnë… ku janë “VIP-at” kur shqiptarët kanë nevojë?”

26/12/2020
“Breçkat i shkëlqejnë… ku janë “VIP-at” kur shqiptarët kanë nevojë?”

Nga Erion Kristo

Në diktaturë kishim bllokmenët, në demokraci kemi vipat. Në fakt këta nuk janë vipa, por ipa. Se pa këta mund të jetohet shumë mirë. Njerëz vërtet të rëndësishëm janë ata që sjellin ndryshime në jetën e njerëzve. Por vipat janë pa një v. Thjesht janë njerëz të njohur. Ata kanë sjellë vetëm një ndryshim: Për veten e tyre. Ca syresh janë të sajuar, ca të silikonuar.

Jeta e tyre nuk u përket atyre, por publikut. Publiku vuan dramat e jetës së tyre dramatike. Lajmet për jetën e tyre përhapen më shpejt se sa lajmet për hallexhinjtë.

Breçkat e tyre shkëlqejnë gjithandej nëpër botën virtuale. Ne njohim çdo centimetër katror të trupit të tyre, por dhe zotësinë e specialistëve të tualetit digjital që e kthejnë shëmtinë në bukuri. Bota e vipave dhe jeta reale rrallë përputhen, rrallë puqen. Ato kanë orbita të ndryshme. Ndërsa është e kuptueshme pse disa njerëz duan ta zëmë Vaçe Zelën, nuk është e qartë pse shtien kaq shumë dashuri për ca lepurusha. Shumë syresh vjedhin karota në bahçen e tjetrit, ose thënë ndryshe, vjedhin këngë, stile, pamje.

Pra, janë pak ose aspak origjinalë. Thjesht shtiranjosë “Instagram”i. Po me çfarë na ushqejnë këta vipa-t? A është ushqim i pastër, apo omgj? Kur shqiptarët kanë nevojë, a shkunden ndopak vipat për t’u qëndruar pranë?

Cili nga vipat ka një kauzë sociale që e ndjek me sukses dhe e mbështet? A u bën përshtypje vipave që ka njerëz që s’kanë të hanë? A kemi nevojë që t’i edukojmë pak vipat me një shkollë për edukimin social? Kur do bëhen vipat tanë njësh me hallet e popullit? Nëse do ta bëjnë, atëherë ushqimi i tyre do të jetë bio.

Po vipat tanë janë vetëm radiomarrëse, jo radiodhënëse. Është një çudi, se ne nuk ndikohemi as nga shteti, as nga ligji, e as nga polici.

As nga arti,as nga dija, e as nga kultura. Por ndikohemi nga VIP-at. Ky është një mister i thellë dhe i pazgjidhshëm. VIP-ëzim të mbarë./ Abc

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ Inter, harron si fitohet, ngec edhe në Franchi, Milan e Napoli besojnë te titulli (VIDEO)

FOTO/ Inter, harron si fitohet, ngec edhe në Franchi, Milan e Napoli besojnë te titulli (VIDEO)

23/03/2026
VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al