• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bylisi si aksident, Vllaznia fokusohet te klasikja e Shqipërisë

24/02/2026
Dy ndeshje për shpëtim, Vllaznia luan gjithçka para pushimit dimëror

Në prag të javës së 26-të të Superiores, Vllaznia vjen me lajme pozitive për sfidën e shumëpritur ndaj Tiranës. Skuadra shkodrane do ta ketë të plotë grupin e futbollistëve për këtë përballje delikate, një zhvillim që rrit ndjeshëm optimizmin në kampin kuqeblu për një reagim të menjëhershëm në kampionat.

Pas mungesave të rëndësishme në transfertën ndaj Bylisit, ku Vllaznia u mposht me shifrat 2- 1, rikthehen nga pezullimi emra me peshë si Bekim Balaj, Erdenis Gurishta dhe Lirim Kastrati. Mungesa e tyre në atë sfidë u ndje qartazi në lojën dhe balancat e ekipit, duke treguar rëndësinë që kanë në formacionin titullar. Tashmë, në “klasiken” e futbollit shqiptar, trajneri Edi Martini do të ketë në dispozicion të gjithë organikën.

Nuk ka as lojtarë të dëmtuar dhe as të pezulluar, çka e vendos stafin teknik përballë zgjedhjeve të shumta dhe rrit konkurrencën e brendshme në skuadër në një moment kyç të sezonit. Prania e grupit të plotë i jep më shumë alternativa taktike Vllaznisë, sidomos në repartin ofensiv, aty ku rikthimi i Balajt pritet të shtojë forcën goditëse dhe eksperiencën në ndeshje të mëdha. Po ashtu, kthimi i Gurishtës dhe Kastratit garanton më shumë stabilitet në fazën mbrojtëse dhe në organizimin e lojës. Me objektivin e qartë për t’u rikthyer te fitoret dhe për të blinduar kreun e renditjes, Vllaznia e sheh përballjen me Tiranën si një provë force dhe karakteri. Në një sfidë që pritet të jetë e luftuar deri në fund, kuqeblutë synojnë të japin përgjigjen e duhur dhe të hedhin një hap të rëndësishëm drejt realizimit të objektivave sezonalë.

ASNJË SHQETËSIM – Pas humbjes 2-1 ndaj Bylis, atmosfera në kampin e Vllaznia mbetet jashtëzakonisht e qetë dhe pozitive. Disfata në Ballsh është konsideruar si një “ndalesë e vogël” në një rrugëtim ku kuqeblutë kishin njohur vetëm fitore në javët e fundit. Brenda grupit nuk ka panik, përkundrazi, ekziston bindja se një hap fals është pjesë e natyrshme e një kampionati të gjatë dhe kërkues. Në analizën e bërë pas ndeshjes, stafi teknik ka theksuar se skuadra krijoi volum loje dhe raste, por u ndëshkua në momente kyçe.

Humbja ndaj ballshiotëve shihet si një “deficit” i përkohshëm, që mund t’i shërbejë ekipit për të reflektuar dhe për të korrigjuar detaje të vogla, të cilat në fund bëjnë diferencën. Në Shkodër nuk dramatizohet kjo humbje, sidomos duke pasur parasysh ecurinë shumë pozitive të javëve paraardhëse. Kuqeblutë kanë nisur ndërkohë përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Tiranës, një përballje që pritet me interes të madh. Fokusi është 100% te kjo ndeshje, me skuadrën që po punon intensivisht si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë taktik.

Grupi shfaq përqendrim maksimal dhe dëshirë për t’u rikthyer menjëherë te rezultatet pozitive. Objektivi është i qartë: fitorja. Në kampin shkodran ekziston besimi se reagimi do të vijë që në sfidën e ardhshme, duke e kthyer humbjen ndaj Bylisit në një episod kalimtar. Sezoni është i gjatë dhe rruga drejt objektivave madhorë kërkon qëndrueshmëri, por Vllaznia ka treguar se di të reagojë dhe të mbetet konkurruese në çdo rrethanë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Futbolli në zi, ndërron jetë legjenda e AC Milan, Franco Baresi
Sport

Futbolli në zi, ndërron jetë legjenda e AC Milan, Franco Baresi

31/07/2026
U rrëzua që në sekondat e para, trajneri i Xhoshuas: Gabimet ndaj Prengës nuk t’i fal “peshku i madh”
Sport

U rrëzua që në sekondat e para, trajneri i Xhoshuas: Gabimet ndaj Prengës nuk t’i fal “peshku i madh”

30/07/2026
Zyrtare/ Chelsea prezanton blerjen e re, mbrojtësi francez Lacroix lojari më i ri i “bluve”
Sport

Zyrtare/ Chelsea prezanton blerjen e re, mbrojtësi francez Lacroix lojari më i ri i “bluve”

30/07/2026
Milan në kërkim të “fantazistit”, pasi humbën Karetas, dy janë opsionet më të favorshme për kuqezinjtë
Sport

Milan në kërkim të “fantazistit”, pasi humbën Karetas, dy janë opsionet më të favorshme për kuqezinjtë

30/07/2026
Juventus “pa frena” në merkato, pas Kolo Muani-t bardhezinjtë synojnë edhe talentin boshnjak të Leverkusen
Sport

Juventus “pa frena” në merkato, pas Kolo Muani-t bardhezinjtë synojnë edhe talentin boshnjak të Leverkusen

30/07/2026
I ofruan stolin e Italisë, Karlo Ançeloti zbulon pse refuzoi propozimin e shumëpritur
Sport

I ofruan stolin e Italisë, Karlo Ançeloti zbulon pse refuzoi propozimin e shumëpritur

30/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Futbolli në zi, ndërron jetë legjenda e AC Milan, Franco Baresi

Futbolli në zi, ndërron jetë legjenda e AC Milan, Franco Baresi

31/07/2026
Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve

Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve

31/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al