Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, të gazetarit Arian Çanit.
Tahiri u rikthye në qendër të vëmendjes një ditë më parë në Parlament, ku shkoi për herë ta parë pas 6 muajve mungesë.
Tahiri ka folur dhe për personat, që mund të kenë ndikuar në fillimin e hetimeve ndaj tij. Ai thotë se ka ca njërës që nuk do tu thuash kurrë armiq.
A ke një emër një idendikit, kush ta ka futur?
Unë mendoj se kjo histori është bërë më e vështirë se çfarë ishte. Unë jam tipi që i bie pak më shkurt gjërave. Politikë do që ca njerëzve mos tu thuash kurrë armiq, por unë se kam këtë model. Nuk e kam quajtur të udhës që jetën time ta ndërtoj me ta. Cilado qoftë kjo kosto, unë jam që i dal përball gjërave. Sigurisht ku lloj raporti ka ndikuar kur kam qenë ministër
A je kurioz që ta dish kush ta ka futur?
Sigurisht që jam kurioz, por jam i qetë se dita kur të përballe me të do vijë.
Kur thua ka ca njerëz, ti i di me emra?
Kjo histori është.. Unë e kam shume të thjeshtë bastin tim, unë jam përball me çështjen, dhe unë do i shkoj deri në fund.