• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë qendron pas mesazhit të fortë të ambasadores Kim për rastrin prokurores Elisabeta Imeraj

22/06/2021
Çfarë qendron pas mesazhit të fortë të ambasadores Kim për rastrin prokurores Elisabeta Imeraj

Nga Ylli Pata

Mesazhi i ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, me rastin e prokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, nuk përbën realisht një citim fakti, por një fenomen të shëmtuar te medias shqiptare.

Duhet thënë, pjesë e saj, edhe pse e rëndësishme, gjatë nisjes së reformës në drejtësi, ka mbajtur një anë të frikshme, regresive dhe të rëndë.

E ky fenomen është një sinjal i rëndë, që në një farë mënyrë ka zëra që i kanë mëshuar, por ajo, media manstream, ka qenë jashtë logjikës për të rrëfyer çfarë po ndodh.

Një fenomen i shëmtuar që asnjëherë nuk patëm një rreshtim të medias e analistëve në logjikën normale për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, por patëm media që dolën kundër ndërshkueshmërisë së “Peshqve të Medhenj”: në politikë, drejtësi, kupolën financiare a atë të krimit në vend.

Çfarë ka rasti “Imeraj” që ambasadorja amerikane me të drejtë e përmend. Ky rast është rezultantja e një fenomeni të pandershëm të kolegëve që turpshëm u përfshinë në një këtë fushatë që ka të bëjë me ngjarjen. Por ky rast, është një zgjatim i fenomenit.

Rasti “Imeraj” ka në mes një shantazh, një skandal të rangut që kurrë nuk duhet ta bëjë një njeri i ligjit.

Imeraj, sipas raportit të Operaciionit Ndërkombëtar të Monitorimit, përgjoi një person që punonte në këtë institucion kushtetues të Republikës së Shqipërisë, njësoj si SPAK apo Prokuroria e Tiranës.

E në këtë logjikë, disa gazetarë, portalistë e media nxorën lajme tym se një punonjës i OMN-së, sipas tyre paska shkuar me një femër. E për këtë paska video. E ç’lidhje ka kjo?

E mbani mend vitin 2017, kur mediat shqiptare njollosën një eurodeputet të nderuar, që ishte raportues për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.

E akuzuan se ka dashnore; e më skandalozja është se e akuzuan njerëz të medias që nuk kanë pikë, po pikë morali për të kapur këtë temë.

Si në rastin e të nderuarit Fleckenstein, pa pikë lidhje, njerëz mediatikë të rëndësishëm, folën e shkruan për një njeri të ndërkombëtarëve që del me një vajzë, pi kafe me një grua, kërcen me një femër. Edhe?

Ç’lidhje ka e gjitha kjo me reformën në drejtësi e pandëshkueshmërinë? Në fakt e gjitha kjo logjikë ka përvijuar për sulmin ndaj së nderuarës Romana Vlahutin, një gazetare, kolege e jona shumë e njohur që ishte bërë diplomate.

Çfarë si thamë; pa fakte, duke pasur parasysh që monstra të tilla që hodhën në vvord fjalët e tmerrshme ishin reporterë, gazetarë, analistë, si Romana që e kishte bërë me vite këtë profesion. Pa fakte, vetëm se ishin të paguar shuuumë po shuumë nga njerëzit që donin pandëshkueshmërinë.

E në rastin në fjalë që flet ambasadorja amerikane, ca emra që vetëm reporterë nuk quhen më, pasi nuk raportuan asnjë gjë, monstra, që thanë që një anëtar i OMN ka video me një person. Edhe?

Ç’lidhje ka kjo me prokuroren e Tiranës?! Ligjërata e zotit Theo Jacobs ishte shumë e ndjerë, e qartë e vërtetë, e që mbronte secilin nga ne që sulmohet e baltoset në mënyrë të padrejtë.

Sepse dje, në disa media u dha në headline vetëm vendimi i KPK-së pa atë të OMN-së.

E kjo është tipikisht sjellja që ne kemi bërë për drejtësinë. E mbani mend kur disa nga gazetarët “më të “ndershëm” e të “famshëm” që kanë marrë edhe çmime mbronin Adriatik Llalën? Sot nuk e bëjnë, por thjeshtë sulmojnë drejtësinë e rëe, SPAK, kanë mjaft pakënaqësi e rezerva.

Gjëja më e mirë që të kenë rezerva, por raportimi duhet të jetë i plotë. Nuk ishte lajm anëtari i OMN-së që paska video me një vajzë, lajm është nëse Imeraj ka shfryutëzuar fuqitë e saj e burimet që të organizojë një operacion të tillë gjurmimi.

Kolegu i Imerajt, Llalla e bënte shpesh, kërkonte në gjykatë kërkesë për përgjim, e jo për arrest apo pandehje, thjesht për shantazh. E kjo realisht është pjesa më skandaloze e drejtësisë shqiptare.

Së bashku me atë pjesë tonë që publikisht pranojnë se kanë konsumuar dhallë e kos në ambjentet e organit të akuzës. Por nuk kanë raportuar kurrë. Tjesht kanë përcjellë fake nevvs-n apo urdhërat e politikës…

TemA

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse Sabrina Carpenter përdori oksigjen gjatë performancës së saj në Bogota?

Pse Sabrina Carpenter përdori oksigjen gjatë performancës së saj në Bogota?

23/03/2026
Silvinjo nuk pyet për kartonët, por vendos të rrezikojë. Si pritet të luajë Kombëtarja ndaj Anglisë

Ters për mesfushorin e kombëtares, dëmtohet sërish dhe mbyll sezonin

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al