• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë thonë numrat, vërtetë COVID-19 do vrasë 300 mijë gjermanë?

15/03/2020
Çfarë thonë numrat, vërtetë COVID-19 do vrasë 300 mijë gjermanë?

Angela Merkel bëri Kasandrën kur tha se “60 deri në 70 për qind e popullsisë gjermane do të infektohet me coronavirus“. Por ai ka qenë një parashikim i bazuar në analiza të shumë ekspertëve gjermanë, ndonëse prej tij u mërzit kryeministri çek Andrej Babis, që nuk nguroi të thoshte se “deklarata të tilla provokojnë më shumë panik”.

Në Gjermani, kjo përqindje spektakolare gjithashtu ka shkaktuar shqetësim. Por duke aplikuar shkallën e vdekshmërisë së pranuar të COVID-19 me 1 për qind për 60-70 për qind të 83 milion gjermanëve, do të kishim një bilanc midis 500-600 mijë të vdekur. Ky arsyetim nuk ka bazë sipas dejtorit të departamentit të virologjisë së Spitalit të Berlinit, Christian Drosten. Më 6 mars, në një intervistë në Neue Osnabrücker Zeitung, virologu i cili pranon se dy të tretat e popullsisë mund të infektohen në skenarin më të keq të epidemisë, parashtron një shifër të mundshme deri në 280 mijë të vdekur në Gjermani. Por ai thotë se vdekshmëria prej 1 për qind që i faturohet COVID-19 është e mbivlerësuar.

Duke marrë parasysh të dhënat statistikore të Koresë së Jugut, vendi që e diagnostikoi atë shumë gjerësisht, Christian Drosten konsideron se vdekshmëria e Covid-19 është “midis 0.3% dhe 0.7%”. Nëse është i vërtetë vlerësimi për 280 mijë të vdekur, Christian Drosten gjithashtu thotë se kjo është e dyshimtë. “Një llogaritje e tillë ka pak kuptim sepse mungon shtrirja kohore. Nëse përhapja është e ngadaltë, viktimat e koronavirusit shkrihen me shkallën e vdekshmërisë normale. Në këtë vend çdo vit vdesin 850 mijë njerëz. Profili i moshës është i ngjashëm me atë të vdekjeve nga virusi i ri”, thotë ai.

Në një analizë të hollësishme të shpërndarë nga Instituti Robert Koch, përgjegjës për kontrollin e epidemisë, gjithashtu konsiderohet që në mungesë të të dhënave të sakta të vdekshmërisë nga virusi gjithçka mund të mbetet propagandë. “Nuk mund të bëjmë llogaritje të tilla në këtë kohë“.

Njëkohësisht edhe Thomas Schulz, virolog në Universitetin e Hanoverit, thotë se është “absolutisht e parakohshme” për të bërë llogaritje të tilla, sepse “nuk ka të dhëna të besueshme që do të na lejonin të bënim parashikime të tilla“. Sipas tij, shkalla e kontaminimit prej 70 për qind të popullsisë nuk do të arrihet në këtë valë të parë të përhapjes së virusit, por “në disa vjet”.

Në të vërtetë shifrat e vdekshmërive normale të ofrojnë një pamje krejt të ndryshme me panikun e raportimeve në mediat e gjithë botës, vecanërisht pasi Europa u bë një qendër e dytë e pandemisë. Shifra me 850 mijë të vdekur në vit në Gjermani do të thotë mesatarisht 2328 vdekje në një ditë.

Sipas EUROSTAT gjatë vitit 2016, në 28 vendet e Bashkimit Evropian, kanë vdekur 5.1 milion njerëz, prej të cilëve rreth 80 mijë para se të mbushnin vitin e parë (vdekshmëria foshnjore). Një e treta e të vdekurve ose 1.7 milion njerëz kanë qenë të moshës nën 75 vjeç, ndërsa 1.5 milion njerëz kanë vdekur midis moshave 75 dhe 85 vjec. Pjesa tjetër e vdekjeve (38 për qind e tyre), apo ndryshe 1.9 milion të vdekur kishin të bënin me persona mbi 85 vjeç, një fashë moshore kjo ku kampionë janë Italia, Franca e Gjermania.

Ka edhe një të dhënë tjetër në progresionet e EUROSTAT për popullsinë. Sipas një botimi zyrtar që bën parashikimet për periudhën 2015-2080 planifikohet që vdekjet mesatare vjetore për Italinë të jenë mbi 765 mijë njerëz në vit, në Gjermani mbi 900 mijë, në Francë 730 mijë, për të përfunduar me Luksemburgun, vendin me popullsi më të vogël, ku parashikohen rreth 7450 vdekje në vit./ Liberation

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kosova/ Malisheva siguron Evropën, Ferizaj dhe Prishtina e Re bien nga Superliga

Kosova/ Malisheva siguron Evropën, Ferizaj dhe Prishtina e Re bien nga Superliga

17/05/2026
Vllaznia mund Tiranën dhe shpallet kampione e “Abissnet Superiore U-16”

Vllaznia mund Tiranën dhe shpallet kampione e “Abissnet Superiore U-16”

17/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al