• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ç’fshihet pas kërkesës greke për ndryshime, në librat e gjeografisë dhe historisë shqiptare?

02/09/2020
Ç’fshihet pas kërkesës greke për ndryshime, në librat e gjeografisë dhe historisë shqiptare?

Nga Jakup Krasniqi*

Siç informuan mediet në gjuhën shqipe, eurodeputeti grek i “Demokracisë së Re”, Manolis Kefalogiannis, ka ngritur në Komisionin Europian çështjen e ndryshimit të teksteve në librat e gjeografisë dhe të historisë shqiptare, me qëllim që as në Shqipëri të mos figurojë asgjë lidhur me Çamërinë dhe shqiptarët e Çamërisë.

Dihet fare se në të gjitha periudhat e krimit të gjenocidit, ata që kanë kryer krim të shëmtuar vënë në përdorim të gjitha strategjitë e mundshme për ta fshehur gjenocidin e kryer kundër një grupi kombëtar, etnik, racor ose fetar, si të tillë.

Prandaj, krahas heshtjes së plotë në planin e brendshëm, përfaqësuesit e shtetit grek, dhe të institucioneve të saja politike, përpiqen të imponojnë interpretimin e tyre edhe jashtë kufijve të shtetit të tyre.

Madje, një gjë të tillë përpiqen ta paraqesin si qëndrim të institucioneve të BE-së se gjoja “kjo kërkesë themelore do të forconte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të siguronte që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të mos keqinformohen”.

Në përputhje me Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit dhe me Statutin e Romës, vrasja, dhuna seksuale dhe dëbimi masiv i shqiptarëve në Çamëri që kishte për qëllim të shkatërronte shqiptarët si të tillë që jetonin në trojet e tyre është gjenocid që ka kryer shteti grek.

Jo fshehja e krimit të gjenocidit, por njohja e të vërtetës së plotë për gjenocidin në Çamëri dhe riparimi i atyre dëmeve që mund të riparohen do të forconte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe do të siguronte që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë dhe grekë të mos keqinformohen.

Për këtë arsye, Greqia duhet të ndryshojë tekstet e librave të gjeografisë dhe të historisë lidhur me Çështjen Çame!

*Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dy filozofi të ndryshme, Roma-Inter, ose mbrojta kundër sulmit më të mirë

Dy filozofi të ndryshme, Roma-Inter, ose mbrojta kundër sulmit më të mirë

18/09/2026
Nis “era” Xavi, spanjolli publikon listën e Holandës, dy risi dhe konfirmime (FOTO)

Nis “era” Xavi, spanjolli publikon listën e Holandës, dy risi dhe konfirmime (FOTO)

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al