• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Çmenden” importet e produkteve të plazhit, blemë 75.6 milionë lekë çadra dielli, rekord në prill

29/05/2024
“Çmenden” importet e produkteve të plazhit, blemë 75.6 milionë lekë çadra dielli, rekord në prill

Përgjatë katër muajve të parë të vitit, Shqipëria ka numëruar rreth 2.3 milionë hyrje nga shtetas të huaj, një shifër e lartë kjo që paralajmëron mundësinë që këtë vit vendi të shënojë rekorde të reja sa i përket turizmit. Pritshmëritë janë që këtë vit numri i turistëve të arrijë në 14 milionë dhe sipas një analize, kjo shifër është e mundur, madje mund edhe të tejkalohet.

Por ndërsa numërohen këto shifra në muajt e parë të vitit, bizneset duket se po nxitojnë të përgatiten për sezonin e ri veror. Ndryshe nga vitet e mëparshme, të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë një rritje të fortë të blerjeve të artikujve që nevojiten për sezonin veror. Zakonisht, piku ka qenë në muajin maj, por këtë vit tendenca rritëse e importeve është konstatuar më herët.

Scan ka analizuar të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin prill duke u ndaluar në disa prej artikujve kryesore që importohen për sezonin veror si çadra dielli dhe prodhime kashte. Rezulton se në muajin prill të këtij viti, jo vetëm që ka një rritje të importeve të artikujve të sezonit turistik në vlerë, por është regjistruar rekord krahasuar me të njëjtin muaj të viteve të mëparshme. Konkretisht, në terma vjetorë gjatë këtij prilli sasia e importuar e prodhimeve të kashtës u rrit me 268% si dhe vlera e tyre arriti në 12.3 milionë lekë nga 3.3 milionë lekë që ishte vitin e kaluar. Po ashtu paraqiten me rritje edhe importet e çadrave të diellit ku në muajin prill të këtij viti importuam 175% më shumë çadra dielli, vlera e të cilave arriti në 75.6 milionë lekë, ose gati 3 herë më shumë se vitin e kaluar. Edhe për importin e çadrave të diellit regjistrohet një rekord këtë prill, krahasuar me të njejtën periudhë të viteve të kaluara.

Por rekordi nuk reflektohet vetëm nëse shifrën e muajit Prill e krahasojmë me Prillin e viteve të kaluara. Nëse analizojmë importet e këtyre produkteve që nga muaji Janar i vitit 2005, shohim se shifra e importit të çadrave të diellit në Prill të vitit 2024 është rekordi i dytë më i lartë pas muajit Maj të vitit 2023.

Related Posts

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Eliminimi nga Liga e Konferencës, mbrojtësi i Partizanit përfundon në Francë

E ardhmja e dy sulmuesve te Partizani, si paraqitet situata në kampin e kuq

25/08/2026
Inter i “pret biletën” Asllanit, Ausilio i bën dalje: Bën mirë të largohet, ia kemi bërë të qartë

Skenar i papritur, Asllanit i del emri larg Europës, topi i kalon Inter

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al