Një person ka mbetur i lëduar në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në autustradën Fier-Vlorë, ku janë përfshirë 3 makina. Sipas informacioneve dhe pamjeve filmike, automjeti tip ‘Benz’ ka kryer manover të gabuar në autostradë pasi ka ecur me indietro duke u përplasur me një makinë tip ‘Opel’. Makina e trete ka shmangur shtypjën e disa personave duke devijuar rrugën. Automjeti tip ‘Ben-z’ ka qënë duket ecur me indietro në momentin që është shkaktuar aksidenti, thonë dëshmitarët e ngjarjes së rëndë.
Vlorë/ Informacion paraprak
Më datë 02.01.2022, rreth orës 18:05, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të nënkalimit të Novoselës, shtetasi N.A.,27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja e mjetit ” Seat”, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.