Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe janë ngritur sot në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimit të karburantit dhe të produkteve ushqimore kanë marshuar drejt qendrës së Tiranës. Me thirrjet “UBT proteston”, “ngrihuni nga kafja”, “fikni makinat” ata janë nisur nga universiteti, drejt Tiranës.