• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dalin shifrat e papunësisë në vend, ja ku renditet Gjirokastra

13/03/2018
Makinat e ç’regjistruara, në Gjirokastër mbeten në rrugë 15 mijë mjete

Norma e papunësisë ra me rreth 1.2 pikë përqindje në shkallë vendi vitin e kaluar, por përkundrejt 2016-s papunësia u rrit më tej në 5 qarqe të vendit nga 12 gjithsej.

Sipas të dhënave të INSTAT, norma e papunësisë shënoi rritje më tej gjatë vitit të kaluar në qarqet e Lezhës, Vlorës, Beratit, Shkodrës dhe Fierit.

Normën më të lartë të papunësisë e ka Qarku i Vlorës, me 23.9% të forcës së punës mbi 15 vjeç. Kjo normë është gati 10% mbi mesataren kombëtare, teksa qyteti bregdetar ka të zhvilluar turizmin dhe industrinë për shkak se është edhe zonë portuale. Treguesi i papunësisë u përkeqësua më tej gjatë vitit 2017, duke shënuar rritje me 1 pikë përqindje në raport me vitin 2016.

Pas Vlorës, qarqet e Tiranës dhe Lezhës patën normat më të larta të papunësisë më 2017, me përkatësisht 16.1% secili.

Në Qarkun e Tiranës, papunësia gjatë 2017 ra me 3.4 pikë përqindje, ndërsa në Lezhë ky tregues pësoi rritje me 1.2 pikë përqindje. Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia në Tiranë u ndikua nga rritja e numrit të të punësuarve në sektorin e bujqësisë dhe atë të industrisë, teksa punësimi në sektorin e shërbimeve ka rënë.

Po normat më të larta të rritjes se papunësisë i ka përjetuar Qarku i Beratit, ku treguesi shënoi 12.8%, duke pësuar një kapërcim 4.1 pikë përqindje brenda vitit. Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia në këtë qark është ndikuar nga ulja e punësimit në sektorin e bujqësisë me rreth 7 pikë përqindje brenda vitit. Megjithëse në këtë qark punësimi në sektorët e industrisë dhe shërbimeve është përmirësuar, rënia në sektorin e bujqësisë nuk u kompensua.

Papunësia u rrit me 2 pikë përqindje edhe në Qarkun e Shkodrës, duke shënuar 12.4% në vitin 2017. Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, në Qarkun e Shkodrës ka rënë punësimi në sektorin e industrisë.

Ndërsa qarqet që kanë shënuar rënien më të madhe të papunësisë ishin, Kukësi (4.3%), Elbasani (4.2%) dhe Durrësi (3.4%). Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia në Kukës ra prej nxitjes së punësimit në sektorin e shërbimeve me rreth 7 pikë përqindje. Ndërsa në qytetin e Durrësit punësimi është nxitur nga sektori i shërbimeve.

Dibra, Korça dhe Elbasani janë qarqet me normat më të ulëta të papunësisë në vend, përkatësisht me 7, 7.5 dhe 8.2%. Në Gjirokastër norma e papunësisë êshtë ulur me një vlerë gati të papërfillshme. Nga 12.7% ka zbritur në 12.3%. 

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çudi shqiptare/ Mori pasaportën, por nuk largohet nga Gjermania? “Bild” tregon skenarin e ri me xhevahirin e Bajernit – Balkanweb.com – News24

Çudi shqiptare/ Mori pasaportën, por nuk largohet nga Gjermania? “Bild” tregon skenarin e ri me xhevahirin e Bajernit

08/09/2026
Dinamo i kursen miliona lekë Skënderbeut, gati përballja me Tiranën – Balkanweb.com – News24

Dinamo i kursen miliona lekë Skënderbeut, gati përballja me Tiranën – Balkanweb.com – News24

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al