Prokuroria e Përgjithshme kërkon verifikimin e shenjave të gishtave për disa deputetë dhe kryebashkiakë, në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.
Mes kryebashkiakëve është edhe Tërmet Peçi i Bashkisë Tepelenë. Prokuroria e ka futur atë në listën e zyrtarëve që do të verifikojë nëse kanë apo jo rekorde kriminale në të shkuarën.
Bashkë me Peçin në hetim janë edhe kryebashkiaku Eduard Kapri i Pogradecit (PD) dhe Adriatik Zotkaj i Poliçanit (PS). Ndërsa sa i përket deputetëve ata janë Artan Gaçe (PS), Armando Prenga (PS), Gledion Rahovica (LSI), Aqif Rakipi (PDIU), Omer Mamo (PDIU) dhe Mhill Fufi (PD).