• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Del raporti i INSTAT, Gjirokastra qarku ku lindin më pak, por jetojnë më gjatë

09/05/2018
Gazetari sfidon Tritan Shehun: Eja ta shpëtojmë bashkë Gjirokastrën (I kujton edhe firmën e tij të naftës kontrabandë)

Për shkak të nivelit të lartë të varfërisë, Kukësi është qarku ku mosha mesatare e vdekjeve është më e ulëta në rang vendi. INSTAT raportoi se mosha mesatare e vdekjeve për vitin 2016 është 73,7 vjeç në rang vendi, ndërkohë që ka luhatje të dukshme në secilin qark. Qarku i Kukësit ka një shmangie të dukshme nga mosha mesatare gjithsej, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve 70,7 vjeç.

E kundërta ndodh me Qarkun e Gjirokastrës i cili gjithashtu ka një shmangie nga mosha mesatare në vend, por në këtë rast, mosha mesatare e vdekjeve për këtë qark është më e lartë se ajo gjithsej, përkatësisht 76,7 vjeç.
Pra, janë 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve më të ulët se ajo në vend dhe 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve për vitin 2016, më të lartë se ajo gjithsej. Qarku i Lezhës dhe Dibrës kanë moshë mesatare të vdekjeve pothuajse të barabartë me atë gjithsej, 73,7 vjeç.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se mosha mesatare e vdekjeve në Tiranë dhe Elbasan është më e ulët se mesatarja në rang vendi. (shih grafikun e mëposhtëm). Mosha më e hershme e vdekjeve në këto dy qytete, sipas mjekëve, i dedikohet nivelit të lartë të ndotjes. Në të kundërt, gjirokastritët dhe korçarët jetojnë më gjatë, gati 3 vite më shumë se mesatarja e republikës. Qarku i Dibrës shënon përqindjen më të ulët të popullsisë së të moshuarve prej 12,2%, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Lezhës ku të moshuarit zënë rreth 13,6% të popullsisë respektive.

Për sa i përket grupmoshës së të rinjve, diferencat janë më të dukshme: Qarku i Vlorës ka përqindjen më të ulët të popullsisë së të rinjve prej 17,1%, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Kukësit ku të rinjtë zënë rreth 21,1% të popullsisë respektive. 

Related Posts

Gazetari: Ka 1000 arsye që në Shqipëri të ndodhë si në Hungari, por ne plotësojmë vetëm 1 nga 3 kushtet
Kryesore

Gazetari: Ka 1000 arsye që në Shqipëri të ndodhë si në Hungari, por ne plotësojmë vetëm 1 nga 3 kushtet

13/04/2026
“Jam e lidhur jashtë”/ Vanesa e dyzuar mes Indrit dhe të dashurit: I kërkoj falje…
Kryesore

“Jam e lidhur jashtë”/ Vanesa e dyzuar mes Indrit dhe të dashurit: I kërkoj falje…

13/04/2026
Rama: Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake
Kryesore

Rama: Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake

13/04/2026
Goditen 3 Call Center në Tiranë/ Arrestohen disa persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash
Kryesore

Goditen 3 Call Center në Tiranë/ Arrestohen disa persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash

13/04/2026
Rama: Jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët
Kryesore

Rama: Jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët

13/04/2026
PD feston 34-vjetorin e krijimit, Berisha: Fatin që na e përgatiti Rama do ta pësojë vetë
Kryesore

Berisha: Jemi në kilometrin e fundit, mijëra qytetarë duan të bashkohen me ne

13/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Europa League dhe Conference League/ Nuk ka shumë surpriza, në gjysmëfinale shkojnë pretendentët

Europa League dhe Conference League/ Nuk ka shumë surpriza, në gjysmëfinale shkojnë pretendentët

17/04/2026
“Live Forever” i Liam Payne merr një kthesë të frikshme pas vdekjes tragjike

“Live Forever” i Liam Payne merr një kthesë të frikshme pas vdekjes tragjike

16/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al