• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Denoncimi i gazetares/ Banorët në ‘Zinxhira’ bëjnë punën që i takon ndërmarrjes komunale. Bashkia Gjirokastër u thotë ‘Bravo’ në Facebook (FOTO)

12/06/2018
Denoncimi i gazetares/ Banorët në ‘Zinxhira’ bëjnë punën që i takon ndërmarrjes komunale. Bashkia Gjirokastër u thotë ‘Bravo’ në Facebook (FOTO)

Pastrimi dhe sistemimi ambienteve përreth pallateve në lagje të ndryshme të Gjirokastrës është një problem më vete, njësoj edhe si trajtimi i mbetjeve urbane. Ndonëse kjo është përgjegjësi direkt e bashkisë dhe ndërmarrjeve në varësi të saj, jo gjithçka funksionon siç duhet. Ka edhe raste kur vetë banorët ‘përveshin mëngët’ dhe bëjnë praktikisht punën që duhet ta bëjë Bashkia Gjirokastër.

Sot në lagjen ‘Zinxhira’ disa banorë të një pallati, dolën vetë për të sistemuar ambientin përreth. Mes tyre ishte edhe gazetarja e Tv Klan në Gjirokastër, Dorina Muhaj, e cila ka publikuar në Facebook videon me një mesazh të shkurtër, ku mes rreshtash nuk mungon ironia me punën e Bashkisë Gjirokastër. ‘Vetëm kush mundet të na ndihmojë me numrin e komunales, t’i lajmërojmë që kur të kenë kohë të vinë t’i heqin këto që s’mundëm dot ne’, shkruan gazetarja.

Pak pas këtij publikimi, që natyrisht s’mund t’i shpëtonte kryebashkiakes Zamira Rami, fiksimi i së cilës për të monitoruar çdo gjë që del në rrjet nuk është më sekret në Gjirokastë, në lagjen ‘Zinxhira’ mbërritën punonjës të ndërmarrjes komunale. Këtë e fakton edhe gazetarja Muhaj përmes një tjetër postimi, ku falenderon bashkinë dhe kryetaren Zamira Rami. Ndërkohë që kjo ngjarje bëhet më qesharake, kur Bashkia Gjirokastër ka postuar gjithë krenari në faqen e saj mesazhin e gazetares. Ndonëse bashkia tenton ta kamuflojë aksionin e gazetares dhe banorëve të atij pallati si një shembull të mirë të kontributit qytetar për mjedisin, në fakt është një shembull i keq dhe nxjerr zbuluar punën e bashkisë.

Pra, jemi në kushtet kur një punë të cilën duhet ta kryejë ndërmarrja komunale e Bashkisë Gjirokastër, e kryejnë vetë banorët e pallatit. Sikur të mos mjaftonte kjo, bashkia shkon dhe mburret në Facebook që s’ka bërë si duhet detyrën. Qytetarët paguajnë taksat dhe tarifat për pastrim-gjelbërimin, por sërish punën e bëjnë vetë. Ndërsa Bashkia Gjirokastër u thotë ‘Bravo’ në Facebook. Shihni fotot më poshtë.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Dyshimet e para, çfarë dihet deri më tani për shpërthimin e mjetit në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Dyshimet e para, çfarë dihet deri më tani për shpërthimin e mjetit në Gjirokastër (VIDEO)

10/10/2026
Policia zbardh detaje nga shpërthimi në Gjirokastër, dy të plagosur (VIDEO)
Kryesore

Policia zbardh detaje nga shpërthimi në Gjirokastër, dy të plagosur (VIDEO)

10/10/2026
Tronditet Gjirokastra, shpërthen një makinë para komisariatit, shoferi në gjendje të rëndë (FOTO)
Kryesore

Tronditet Gjirokastra, shpërthen një makinë para komisariatit, shoferi në gjendje të rëndë (FOTO)

10/10/2026
Shkrirja e bashkive, Braçe: Votova pro që të qëndroja në PS. Rama është i dashuruar me pushtetin
Kryesore

Shkrirja e bashkive, Braçe: Votova pro që të qëndroja në PS. Rama është i dashuruar me pushtetin

10/10/2026
Të huajt në Vlorë. Shifrat gjithmonë e në rritje, mungon fuqia punëtore vendase (VIDEO)
Kryesore

Të huajt në Vlorë. Shifrat gjithmonë e në rritje, mungon fuqia punëtore vendase (VIDEO)

10/10/2026
Berisha: PD bëhet gati për garën në 46 bashki, gati emrat
Kryesore

Berisha: PD bëhet gati për garën në 46 bashki, gati emrat

10/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dyshimet e para, çfarë dihet deri më tani për shpërthimin e mjetit në Gjirokastër (VIDEO)

Dyshimet e para, çfarë dihet deri më tani për shpërthimin e mjetit në Gjirokastër (VIDEO)

10/10/2026
Policia zbardh detaje nga shpërthimi në Gjirokastër, dy të plagosur (VIDEO)

Policia zbardh detaje nga shpërthimi në Gjirokastër, dy të plagosur (VIDEO)

10/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al