Nga Artur Roshi
Kjo marrëveshje ëdhtë dëshmia se vendi ynë nuk do të ketë sërish një ligj zgjedhor. Ligji zgjedhor ka si objekt “Votën e Lirë”. Marrëveshjet kanë objekt interesat politike të atyre që e bëjnë, por vetëm se në këtë rast interesat e tyre ju imponohen edhe Partive të tjera.
Nga ana tjetër kjo marrëveshje Oligarkësh Politikë imponon vullnetin e shqiptarëve nëpërmjet Kodit Zgjedhor, që të votojnë të detyruar vetëm për ata . Në se kjo marrëveshje do të mbështetej vërtet mbi Parimin e “Lirisë së Votës” dhe produkt i saj do të ishte “Vota e Lirë” me gjithë komponentët e saj (përfshirë lirinë e adresimit të saj në çdo Parti politike që garon), atëherë marrëveshja do ishte e moralshme dhe me interesa legjitime. Çfarë ka marrëveshja në thelbin e saj?
1.Komisionet Zgjedhore të Votimit dhe Numurimit të Votave të jenë Politikë nga dy Partitë PS dhe PD
2.Rikompozimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me tre nivele
Në pikën e parë të saj duket qartë se Shqiptarët mund të votojnë çdo Parti që garon në Zgjedhje,por përfundimi do jetë se Votën do ta marrin vetëm dy Parti PS dhe PD që e numuron votën.
A ka kuptim që votat e Ballit Kombëtar Demokrat,por edhe të partive të tjera ti numurojnë PS dhe PD që janë konkurentë në garë ?
Zgjidhja do ishte se, Votat duhen numuruar nga njerëz indipedentë me Qeveritë e radhës që kryesisht janë profesionet e lira (avokatët,bankierët,etj..),nën një korrnizë ligjore me kritere dhe penalitete të qarta.Militanti që e bën bilancin me Partinë dhe jo me ligjin,të zvendësohet nga njerëz që e bëjnë bilancin e jetës së tyre me ligjin.
Nejse, le të shohim kë favorizon? Ne të gjithë themi se Rama është armiku i votës së lirë.
Po a ka kuptim të besosh sërish tek vetëpërmbajtja e tij se këtë radhë nuk do blejë komisionerët vetëm për një mandat deputeti që i jep një fitore të qëndrueshme sipas kodit që kemi sot, i cili nuk ndryshon nga marrëveshja?
Të gjithë i dinë përmendësh numurat e dosjeve që faktojnë blerjen e votës. Po mund të thotë njeri se Qeveria blen votat e veçuara të individëve dhe nuk blen Komisionerët e Numurimit që kanë në dorë gjithë votat e një komuniteti në një zonë zgjedhore të caktuar?
Në pikën e dytë të marrëveshjes për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shihet si zgjidhje ndarja e vendim-marrjes në tre nivele.
Një absurditet. Pse?
Në thelb nuk ndryshon asgjë,ndryshon vetëm forma. Sipas meje Komisioni Qendror me tre nivele vendim-marrjeje është një shpërndarje e përgjegjësisë së vendim-marrjes,dhe bëhet një vendim-marrje kolektive që humbet shanset për ta gjykuar.
Shpërndarja e përgjegjësisë është fusha ku luajnë të majtët,për të dizinformuar Opinionin Publik se nuk mund të gabojnë një grup vetash siç gabon një individ.
Pra do kemi një KQZ me “shtatë nivele“,që po se gjete Votën në nivelin e parë, mos i humb shpresat se do ta gjesh në të shtatin, dhe po se gjete në nivelin e shtatë do protestosh.
Që ti vihej kapaku,do duhej që KQZ të ketë të drejtë të hartojë dhe një kalendar protestash vjetore,që në mënyrë të kujdesshme , të mos dëmtojmë stabilitetin në emër të demokracisë.
Me protestat do të siguronim dhe tonusin demokratik për ndërkombëtarët dhe të vazhdojmë jetën në Shqipërinë Putiniane. A mos vallë jemi nën kuptimin politik të shprehjes së Marksit se: “ Historia(e pushtetit politik) përsërit veten – herën e parë si tragjedi,herën e dytë si farsë”.
A është kjo marrëveshje një farsë për të ruajtur monopolet politike si derivat i të shkuarës,apo dështim i komunistëve liberalë të PD,përballë komunistëve fanatikë të PS?
Ne gjithmonë kemi zgjedhur të jemi në krah të komunistëve liberalë të PD, por e kemi të vështirë të falim egzistencën tonë si Parti Politike jashtë kontekstit të Votës së Lirë. Vijimësia e linjës politike bën që Pasiviteti ndaj marrëveshjes PS-PD, është rruga e vetme që kemi./ TemA