• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputeti i ‘djegur’ i Gjirokastrës del garant: S’ka marrëveshje Rama-Basha. Aksioni i PD është i palëkundur

14/09/2019
Deputeti i Gjirokastrës e pranon: Kultivimi i kanabisit është ulur

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, në një intervistë për gazetën “Shekulli” ka komentuar zërat për një pakt sekret mes Bashës dhe Ramës.

Sipas këtyre zërave, së shpejti do të kemi një marrëveshje e cila konsiston veçanërisht në një sistem të ri zgjedhor dhe një qeveri tranzitore të përbashkët e cila do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme të pranverës së vitit 2020. Por anëtari i kryesisë së PD-së dhe një nga njerëzit më të afërt të kryetarit Basha, ka hedhur poshtë me vendosmëri gjithë këtë `mjegullnajë dashakeqe`, sipas tij.

“Për një gjë duhet të jeni të sigurt: nuk ka asnjë marrëveshja, aktualisht. Z. Basha e theksoi dhe dje qartësisht këtë. Janë te gjitha mjegullnaja dashakeqe apo nga injoranca këto. Qëllimi i Partisë Demokratike është të vendosë votën e lirë, si zgjidhjen e problemeve të mëdha që ka vendi. Pra këtu duhet të fillojë gjithçka, sepse vota e lirë në Shqipëri “ka humbur”, duke u bërë kjo shkak i të gjithë problemeve madhore të vendit, i deformimit të demokracisë, instalimit të autokracisë, varfërisë, mungesës së shpresës etj. Ky padyshim është aksioni i madh politik që PD ka ndërmarrë që nga shkurti i këtij viti, vazhdon dhe është i pa lëkundur.

Kushti dhe konditat e Partisë Demokratike për të rivendosur votën e lirë dhe për ta pranuar atë janë të qarta. Në radhë të parë, ato lidhen me krijimin e një ambienti që do pranojë votën e lirë, një qeveri që të jetë e besueshme, pa Ramën kryeministër kjo. Në Shqipëri duhet vendosur kushtetutshmëria. Unë mendoj se ky proces varet nga këto elementë.

Nuk shoh ndonjë rrugëzgjidhje tjetër. Çështja e Reformës Zgjedhore është një element, i cili mund të ecë përpara pas ndryshimeve të mëdha politike, për t’i hapur rrugë procesit të rivendosjes së votës së lirë. Reforma zgjedhore nuk mund të jetë qellim në vetvete e as një “deus ex machina” që mund të zgjidhë këtë krizë shkatërruese ku e ka futur vendin kjo Rilindje. Të semplifikosh çështjen te Reforma zgjedhore do të thotë ose të mos kuptosh asgjë ose të duash ta përdorësh këtë si “gjethe fiku”, siç kërkon të bëjë Rama. Kjo është e rëndësishme të kuptohet mirë. Dhe PD pikërisht për këtë po lufton, për të çuar të rikthimi i votës së lirë, si themeli e zanafilla e çdo gjeje pozitive”, deklaron Shehu mes të tjerave në këtë intervistë..

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet

Shqipëria gati për Finlandën, formacioni i mundshëm

11/11/2026
Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al