• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Disa pyetje për ‘krizën’ e radhës…

06/04/2022
Edi Rama flet për gazetën greke: Nga miqësia me Erdogan, tek tensionet në Ballkan dhe konflikti për detin

Nga Lutfi Dervishi

Paralel me lajmi se nesër kthehen reshjet e shiut në të gjithë vendin, sot diskutohet lajmi se dy anije do të ankorohen në Vlorë të cilët do të prodhojnë energji duke rritur kështu prodhimin energjitik në vend. wowww!

Disa pyetje?

Çfarë është kjo marrëveshje?

Kush janë palët nënshkruese?

Kur do të mbërrijnë anijet në gjirin e Vlorës?

Sa energji do të prodhojnë?

Për sa kohë?

Me çfarë kostoje del energjia?

Kush do të paguajë për këtë energji?

A ka patur më parë (në vite) oferta për anije që prodhojnë energji me naftë?

A ka ndonjë konsideratë për ndotjen?

Mungesa e transparencës për të dhënë përgjigje për pyetje të thjeshta dhe paraqitja e këtij aksioni si shpëtim përballë krizës që “ka kapur gjithë planetin” ngre dyshime për rrugën e ndjekur në përballimin e krizës së radhës.

Shqipëria prodhon energjinë 99.99% nga uji. Diversifikimi i energjisë është debat të paktën 20 vjeçar. Për një ditë të zezë u ngrit TEC i Vlorës. Më tej u fol se nuk do të punojë më me nafta, por do të punoj me gaz. Përveç 100 milionë dollarë që ka marrë ndërtimi, janë dhe dhjetëra milionë dollarë të tjerë të shpenzuar për mirëmbatjen, pa prodhuar asnjë kilovat orë energji.

Kriza energjitike, si çdo krizë tjetër, nuk zgjidhet sot me nesër. Kriza zgjidhet me politika dhe rezultatet e politikave në energji duan kohë. Prandaj e kemi qeverinë, që të mendojë, të bëj strategji, të planifikojë, të vendosë cili është prioriteti për të investuar. Druaj se po bëhet e modës që për çdo problem zgjidhjen ta kërkojmë te aksioni.

Shqipëria prodhon 99% të energjisë me ujë, Kosova 99% të energjisë nga qymyri. U bë legjendë historia e ndërlidhjes së sistemit energjitik dhe këmbimi energjisë. Kur kemi mundësi mund të “depozitojmë” në Kosovë dhe anasjelltas.

Një vend që ka ujë me bollëk dhe ujë të bekuar që prodhon energji, një vend me 300 ditë me diell, një vend ku kalon tashmë edhe TAP, nuk ka arsye të shpallë alarme dhe panik.

Sot qeveria mburret se do të mbajmë të pandryshuar çmimin – a thua se ka qenë opozita që ka kërcënuar që mund të rritet çmimi energjisë për qytetarët.

Nga mëngjesi deri në darkë fjalët kyçe që dalin nga goja e qeveritarëve janë: luftë, krizë, sfidë, vështirësi, rritje çmimesh. Në fakt këto fjalë mund t’i përdorte opozita e cila sot flet për “paqe”, bashkim, zgjidhje, ulje çmimesh etj. Kur flasim për energji, duhet të kemi parasysh se përveç energjisë, njerëzit kanë nevojë edhe për energji pozitive!

Ndryshe kthehemi dekada pas, kur jeta ishte luftë me të gjithë armiqtë e Shqipërisë. Tani duket se jeta është luftë me çdo krizë që kalon në planet. Për më tepër tashmë kemi një përvojë tejet të hidhur me situatat kur shpallim emergjencë dhe nxitojmë për zgjidhje siç është rasti i Incineratorëve.

Nëse do të kishte mirëadministrim nuk do të katandiseshim këto ditë si personazhet e Kadaresë te “Kështjella” që zgjidhjen e presin nga “daullet e shiut”.

Nëse do të liberalizonim tregun për prodhimin e energjisë diellore dhe dhe të kishte politika nxitëse për këtë burim energjie- sot do të flisnim për luftën në Ukrainë dhe jo për anije që do të prodhojnë energji në brigjet e Vlorës.

Dhe gjëja që të tremb është se NUK e dimë faturën që na pret!

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet

Shqipëria gati për Finlandën, formacioni i mundshëm

11/11/2026
Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al