Mëngjesi i kësaj të diele nisi me reshje. Ndrësa në vijim moti paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira mesatare në Veri dhe Qendër. Sipas MeteoAlb, sërish në mbrëmje dhe orët e natës pritet një fuqizim i lehtë i shirave në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Temperaturat e ajrit ulen mesatarisht 4°C në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike të zbresin në vlerat nga 2-20°C. Era do fryjë mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 3-4 ballë.