• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Djali u arratis nga tualeti i Gjykatës së Gjirokastrës, flet e ëma: Bleona i ngriti kurth, i çonte mesazhe për…

08/02/2018
Djali u arratis nga tualeti i Gjykatës së Gjirokastrës, flet e ëma: Bleona i ngriti kurth, i çonte mesazhe për…

Ajo që nisi si një histori dashurie, përfundoi jo vetëm me ndarjen e çiftit, por edhe me një arratisje spektakolare nga Gjykata. “Jam i pafajshëm”. Ky është i vetmi deklarim që ka bërë Saimir Ahmeti pas arratisjes nga dyert e gjykatës së apelit që zgjati vetëm 2 orë. Saimir Ahmeti dhe bashkëshortja e tij zhvilluan ceremoninë e martesës në korrik të vitit 2017 me bekimin vetëm të njërës palë. Familja e vajzës nuk ra kurrë dakord me zgjedhjen e saj. “Djali njihej me vajzën prej dy vitesh dhe më pas na tha dhe ne. ‘Mami unë dua një vajzë këtu në fshat’. Dhe vajza donte të martohej me djalin tim, por e ëma nuk ka dashur për arsyet e veta se nuk donte ta lejonte. Punë e saj, hesapi i saj”, thotë nëna e Saimirit.
Por pak muaj më pas u vendos që çifti të ndahej. Duke pranuar vendimin e ndarjes, Saimiri e përcjell 18-vjeçaren për tek të afërmit e saj. Pikërisht këtu nis dhe konflikti ligjor mes palëve. “Vajza ka qëndruar 4 muaj, nuk e di se kush iu fut, një i tretë, dhe i thotë mos rri me Saimirin. Ajo është e vogël, është vajzë e shkëlqyer. Djali i thotë ok, s’do të jetosh me mua, në rregull. E ka përcjellë deri 30 metra larg shtëpisë së saj, sepse ne jemi shumë afër me njëri-tjetrin. Pasi iku nusja, i thashë djalit do ikësh në Greqi. Por Bleona filloi t’i shkruajë mesazhe në telefon ku i kërkon ribashkim. I shkruante Saimir hajde se unë nuk duroj dot pa ty. Dhe djali, ngaqë duheshin erdhi. Por ata i kishin bërë komplot, mamaja me një të tretë, na bëri këtë gjë. I bënë djalit tim kurth”, thotë nëna e Saimirit.

Ndonëse pas seancës së parë gjyqësore, ish-vjehrra e Saimirit është penduar dhe dëshiron normalizimin e marrëdhënieve mes të rinjve, si dhe kërkon që djali të mos ndiqet më penalisht, shkallët e gjyqësorit lanë në fuqi vendimin për “burg pa afat”.  Vendimi i Gjykatës së Apelit Gjirokastër që e la Saimir Ahmetin pas hekurave, e nxiti këtë të fundit që në kushtet e depresionit, ankthit dhe trishtimit të tentojë arratisjen dhe sipas të ëmës edhe vetëvrasjen. “Djali iku nga mendja, kaloi në depresion, madje vajti për t’u mbytur në pus. Dhe djalin e kam akoma në depresion”, thotë e ëma e Saimirit, Pranvera Ahmeti./bw

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24

“Ky do të jetë viti ynë”, Harry Kane premton Champions

09/09/2026
“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24

“Ky do të jetë viti ynë”, Harry Kane premton Champions – Balkanweb.com – News24

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al