• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Doktor Ylli që më çon larg në Salari

30/01/2023
Doktor Ylli që më çon larg në Salari

Nga Kristo Mërtiri

Kam vite që ulem e kuvendoj me doktor Ylli Kërçanin këtu në Tiranë. Dhe gati drithërohem e kujtoj atë djalin zbriste bashkë me përrenjtë e Salarisë anës së Vjosës dhe i ndalte hapat në qytetin e minatorëve, në Memaliaj. Blinte libra të rinj në librari, por gjente jo pa mundim e blinte edhe ndonjë bukë gruri të ngrohtë për ta cuar në shtëpi.

Vecse kthimi në Salari me librat e bukën në cantë, nuk ishte si një shëtitje në bulevard. Do ngjitej në të përpjetat e kthesat famëkeqe të udhëve malore që të merrnin frymën, ndoshta pa e ditur hic sfilitjen e pafund të Sizifit të njohur.

Është fjala për një nxënës ekselent të shkollës 8 vjecare. Dhe do nisej për në Teknikumin Mjekësor në Vlorë me një valixhe të vogël druri, përgatitur nga shpatullat e lisave në Këndrevicë a në Gribën hijerëndë. Ëndërr që ia prishte shpesh gjumin e natës dhe ia zbukuronte punët e ditës.

– Sazan Çeliku farmacisti i shquar që punoi vite të tëra nën kujdesin e profesor Enver Gugës së paharruar, që mbylli sytë herët e iku para kohe nga kjo botë, e ka njohur më nga afër rrugëtimin e tij si mjek.

-Doktor Yllin e mbaj mend vetëm një herë të zemëruar e të dëshpëruar, kur nuk donte të mbyllej si specialist brenda rehatisë pa telashe të një reparti ushtarak. Kishte vizion të gjerë dhe kërkesa të larta për të nesërmen. Nuk ishte rastësi mbrojtja e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Mjekësore”. Vazhdoi specializimin, kokëulur e modest. Botoi mjaft intervista profesionale për qytetarët, pacientët e lexuesit e shumtë, por edhe libra…

Ndërsa unë kujtoj jo pa dhimbje Labo Skëndulin, babain e Dhuratës, gruas së tij. Para se të sëmurej rëndë, pa mu lutur kurrë, më kërkoi t’i ruaja ca shkrime të miat të botuara në gazeta, të fotokopjuara. Kur u mblodhën disa, i palosa me kujdes dhe i vendosa një shënim në vend të një “autokritike” për vonesën. Bëra pak humor tepelenas në atë prag Viti të Ri e ia dhashë Yllit. Por ah, shënimet e mia nuk i mori dot. Ato ditë Labua kishte mbyllur sytë përgjithmonë. E, si të mos ngashërehet njeriu për njerinë !…

Pak më vonë më erdhi në derë nje befasi e këndshmë : Vonë mësova se doktor Ylli ishte nipi i “Myrdar Kërcanit të Salarisë”, se kështu e thërrisnin në vite kërcimtarin e famshëm të valles labërishte. Në cdo Festival Folklorik, lokal e kombëtar, njerëzia kërkonin këtë burrë hapsorkadh e zemërmadh, që i bënte skenat e sheshet e Kalasë së Gjirokastrës të ngrinin supet dhe të dëgjonin zërin e tij burrëror e të kulluar si ujëvarat e dëborës mbi Këndrevicë dhe ta duartrokisnin gjatë. Ashtu i qeshur në fytyrë e shpirt sot e kësaj dite që po shkon 93 vjec !

Megjithse në pleqërinë e tij të thellë bashkë me Pashakon 88 vjece nga Dhëmblani, ditët e fundit më recitoi një vjershë përmendësh. Botuar nga vëllai im në gazetën “Drita” (1975), kur isha student. Nuk e di pse më kish shpëtuar pa e lexuar atëhere. ”-Puthe për mua burazerin, se jeta na ndau për së gjalli…”.

Në vitet e fillimit të kapitalizmit shqiptar, Myrdari do ikte pas djemve në Stjar të Delvinës ! Lotët iu bënë komb në grykë dhe gati nuk fliste fare. Herë pas here përkëdhelte me duar gurët e muret e shtëpisë ; kanatat e portës që ishte kurdoherë hapur për mikun e udhëtarin; mushkën e urtë dhe lopën pjellore…Nuk është e lehtë të lësh vendlindjen e vendplakjen, bashkë me dallëndyshet e ikura në dimër ; stanet e përmbytura nga blegërimat e shqerrave ; erën e lajthive dhe këmborët e përcorëve, e të mos shohësh më majat e larta të Kulthit, Tartarit, Lopsit e Sorrës. Pa harruar rezervatin e gjuetisë për thëllëza, që e kishin zili rrotull e përtej Tepelenës. Se në Stjar te djali, nuk ka më thëllëza mali !

Humori karakteristik dhe bejtet kishin ngrirë kallkan. Mbeti nga ata burra që “nuk ia hante qëni shkopin”, si në vallet e kënduara që i ktheu në shkollë origjinale edhe në jetën kulturore.

Fustanella me 60 palë e Myrdarit, sikur do sillte diell, flokë dëbore e furtunë, dallgë Vjose të turbulluar, bashkë me djalin e vogël Golik. Zemra i rrihte fort xhamadanin e bukur dhe përplasja ritmike e opingave me xhufka mbi tokën e plasaritur nga zhegu e ngrica, ne 15 vjecarëve na ndizte zjarrin e moshës. Nuk thoshin kot në cdo veprimtari të rëndësishme: “Mos harroni Myrdarin e Salarisë !…”.

Lëroi, mbolli e korri vite të tëra nëpër lëndinat marramendëse të Folkflorit lab. Se në fund të fundit, “jashtë valles kërcejnë të gjithë”! U lind e u rrit në një familje me 12 fëmijë, atje, në prehër të maleve ku shqiponja bën folenë. Dhe nuk e zbrazi kurrë “koburen” që në brez…

-Kristo vëllai, më ka marrë malli rëndë, gjunjët janë prerë dhe s’shkoj dot as deri në Tepelenë…Këtu në Stjar mbaj vesh cicërimat e një tufe zogjsh që vjen e shkon si erë shiu në qiell, por nuk më ngjajnë hic me ato në Gropën e Kondos e në Gropën e Madhe të Këndrevicës qesqine. Llafosem e shkoqitem me Pashakon time që më mbushi shtëpinë me 7 fëmijë e po lëngon në krevat. Se nusja e Golikut po na rri në këmbë, si rrallë nusëria e sotme…Këtu edhe hëna më duket tjatër hënë…U mërzita shumë kur dorëzova në shtëpinë e Kulturës kostumin e Festivaleve. Sikur e shkula nga zemra. Kështu qenkërka kjo zuskë botë…

Ndërsa unë në Tiranë, sa herë takoj doktor Yllin, sikur cmallem me Myrdar Kërcanin e Salarisë!/Tema

Related Posts

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

16/12/2025
Presidenti grek pret Spiropalin: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

Presidenti grek pret Spiropalin: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al