• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Dorëzohet’ Zamira Rami, i kërkon Kryeministrit të marrë në dorë situatën: Nuk kemi mundësi!

04/02/2018
‘Dorëzohet’ Zamira Rami, i kërkon Kryeministrit të marrë në dorë situatën: Nuk kemi mundësi!

Bashkia Gjirokastër ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur ne situatën e krijuar nga përmbytjet gjatë dy ditëve të fundit. Në deklaratë jepet një bilanc i dëmeve të shkaktuara në të gjithë territorin e Gjirokastrës, si dhe ajo që është më e rëndësishmja, theksohet pamundësia e bashkisë për të përballuar situatën. Zamira Rami i kërkon qeverisë të shapllë Gjendjen e Pjesshme të Emergjencës për Bashkinë Gjirokastër. Në rast se kjo do të ndodhë, atëhere situatën e merr përsipër qeveria, jo vetëm nga pikëpamja mrnaxhimit, por edhe trajtimit financiar të banorëve të rrezikuar nga shembja e shtëpive. Më poshtë deklarata e plotë e Bashkisë Gjirokastër. 

Reshjet e jashtezakonshme te datave 2 dhe 3 Shkurt 2018, krijuan nje sere problematikash madhore ne Bashkine Gjirokaster. Në qytetin e Gjirokastrës, për shkak të rreshjeve të dendura të shiut të datës 03.02.2018, në lagjen “Kodra e Shtufit”, në faqen juglindore të saj, nga Komisioni i Konstatimit të gjendjeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, më datë 03.02.2018, ora 20:30, është konstatuar rrëshkitje masive dheu, qe ka prishur rrugën që të çon në lagjen “Kodra e Shtufit” dhe ka arritur deri në katin e tretë të pallatit, duke çarë muret dhe duke depërtuar në brendësi të banesave.

Gjithashtu, per zonen në lagjen “Cfakë”, e marrë në studim nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, është rekomanduar sistemimi urgjent i banorëve në ambiente të sigurte.Po kështu, në zonën e kodrës së lagjes “Punëtori”, nga ana e specialistëve të Bashkisë Gjirokastër, u konstatua një rrëshkitje masive rreth 500 m². Rruga e fshatit Zhulat, Njësia Administrative Cepo, dëmtimi i të cilës ka izoluar banorët e fshatit Zhulat totalisht; Rruga e fshatit Palokastër, Njësia Administrative Cepo, dëmtimi i të cilës ka vazhduar edhe gjatë ditës së rreshjeve së djeshme të shiut të datës 03.02.2018, duke kërcënuar izolimin total të këtij fshati në rast mosveprimi;

Unaza “Gërhot” Gjirokastër dhe banesat përreth saj, 40 banesa, të cilat kërcënohen nga prurjet e ngurta të përroit të Çullos;  Rruga e pikës turistike “Antigone”, Njësia Administrative Antigone, e cila në rast mosveprimi, kërcënon bllokimin e komunitetit të tre fshatrave dhe pikës arkeologjike. Përrenjtë malorë. Përroi i Sopotit, i cili kërcenon zhvillimin urban të pas viteve 1990 në fshatin Lazarat, Njësia Administrative Lazarat, Gjirokastër si dhe rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavie; Përroi i Gjokanës, i cili kërcënon zhvillimet urbane pas viteve 1990 në jug të qytetit të Gjirokastrës si dhe rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavie; Përroi i Bufamesë, i Dunavatit dhe i Palortosë, të cilët kërcënojnë zonat e vjetra të qytetit të Gjirokastrës; Përroi i Picarit, fshati Picar, Njësia Administrative Picar, i cili kërcënon banesat në fshatin Picar si dhe rrugën lidhëse të fshatit Picar me qytetin e Gjirokastrës.

Bashkia Gjirokaster dhe gjithe strukturat e saj prej 72 oresh jane ne gatishmeri te plote dhe ne çdo pjesë të territorit ku janë shfaqur probleme. 200 punonjës janë angazhuar në të gjitha ndërhyrjet, për të qenë pranë komunitetit në çdo moment. Me qëllimin madhor, mbrojtjen e jetëve njerëzore, kryetari i bashkisë, znj. Zamira Rami, ka marrë vendimet për evakuimin e familjeve në zonat e rrezikshme, përkatësisht, lagjja “Cfakë” dhe lagjja “Kodra e Shtufit”, në mjedise të sigurta, deri në marrjen e masave inxhinierike për sigurimin e banesave. Por, problematikat e shfaqura dalin jashtë mundësive të Bashkisë Gjirokastër. Për këtë arsye i jemi drejtuar qeverisë shqiptare, që të shpallë Gjendjen e Pjesshme të Emergjencës pë Bashkinë Gjirokastër. Institucioni ynë, është dhe do të vazhdojë të jetë pranë çdo qytetari.

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24

“Ky do të jetë viti ynë”, Harry Kane premton Champions

09/09/2026
“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24

“Ky do të jetë viti ynë”, Harry Kane premton Champions – Balkanweb.com – News24

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al