Në Prefekturën Gjirokastër është zhvilluar sot një mbledhje mes përfaqësues të disa institucioneve për të diskutuar mbi situatën e krijuar së fundi në treg, ku çmimi i produkteve ushqimore ka një rritje katastrofike.
Siç ndodh zakonisht në këto mbledhje, drejtuesit ranë të gjithë plotësisht dakord me njëri-tjetrin dhe u zotuan se do të mbrojnë qytetarët nga spekulantët që shfrytëzojnë këtë situatë për të përfituar.
Me sa duket qytetarët e Gjirokastrës kishin dijeni më parë për këtë mbledhje dhe ishin të bindur që drejtuesit e institucioneve që nga Tatimet, IKMT-ja, AKU-ja, AZHBR-ja etj, do të bënin ç’mos për t’i mbrojtur prandaj nuk dolën fare në protestë. Tregtarëve që ju shesin vajin apo miellin sa frëngu pulën këtej e tutje ka kush i tregon vendin. Kështu që bëjeni gjumin të qetë. Siç thotë edhe Luli, beteja sapo ka filluar. ©argjiroja.net