• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dropull, njihuni me fshatin ku ka vetëm vdekje (VIDEO)

12/10/2019
Dropull, njihuni me fshatin ku ka vetëm vdekje (VIDEO)

Ne kemi udhëtuar drejt një tjetër bukurie natyrore, në Dropullin e Sipërm, në Koshovicë. Edhe ky peisazh ka mbetur i shkretë, pa frymë, pa jetë. Banorët janë larguar. Nga 120 shtëpi që ishin më parë të banuara tani kanë ngelur më pak se gjysma.

“Kemi lindur këtu, jetojmë këtu. Dikur në shkollë ka patur shumë nxënës. Në sistemin e Hoxhës si Dropull ishim djali i përkëdhelur i gjithë Shqipërisë. Ndërsa tani po ndodh e kundërta. Po na shkelmojnë si shteti shqipatar ashtu edhe ai grek”, tregon Jani Karajanis, banor, Koshovicë.

Është aq i pajetueshëm si fshat, saqë në 25 vitet e fundit, nuk ka më transport urban që të çon në Koshovicë.

“Më parë autobusi vinet dy herë në ditë. Tani ka më shumë se 25 vjet që ska autobus në Koshovicë”, tregon Thoma Cura, banor I fshatit.

Koshovica nuk ka dyqane, shkollë apo qendër shëndetësore. Në këtë fshat, as lindje nuk janë parë që prej më shumë se 20 vjetësh.

“Ska lindje, as pagëzime asgjë. Vetëm vdekje ka”, tha Pavllo Gaco, banor i fshatit.

“Pata mbesën sëmurë dhe skishte mjek. Telefonova një në Jorgucat por ai tha, jam pediatër por kam 25 vjet që skam vizituar fëmijë. Shkoni më mirë në Janinë”, tregon Thoma Cura, banor I fshatit.

“Ska patur lindje ne fshat pas viteve 90. S’mbahet mend lindja e fundit kur ka qenë.” Tregon Jorgo Gjorgji, banor i fshatit

Buka në këtë fshat vjen dy herë në javë. Për tu furnizuar me ushqime banorët e mbetur të Koshovicës, i drejtohen Gjirokastrës ose Janinës.

“Jemi si qytetarë të kategorisë së tretë pa ujë, pa drita pa televizor” tregon Jani Karajanis, banor i fshatit./ TCh

Related Posts

Negociatat me BE, Rama: Kemi ngjitur majën më të vështirë
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Kemi ngjitur majën më të vështirë

24/05/2026
“5 milionë lekë gjobë për “trimat” si ky në Dhërmi”, Lamallari: Ta gëzosh gjobën dhe provoje përsëri të bësh aventura (VIDEO) 
Kryesore

“5 milionë lekë gjobë për “trimat” si ky në Dhërmi”, Lamallari: Ta gëzosh gjobën dhe provoje përsëri të bësh aventura (VIDEO) 

24/05/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, sindikata paralajmëron me Kushtetuesen

24/05/2026
Ministri i Jashtëm i Greqisë nesër në Tiranë, zbardhet agjenda
Kryesore

Ministri i Jashtëm i Greqisë nesër në Tiranë, zbardhet agjenda

24/05/2026
Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë
Kryesore

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

23/05/2026
Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Katastrofë e Milanit, kuqezinjtë zhgënjim total, “i japin duart Championsit”

Katastrofë e Milanit, kuqezinjtë zhgënjim total, “i japin duart Championsit”

24/05/2026
“Nuk e di a ishte i kuq apo jo”, Glen Daja tregon për çfarë luan Dinamo: Edhe me Egnatian ekipi do futet për…

“Nuk e di a ishte i kuq apo jo”, Glen Daja tregon për çfarë luan Dinamo: Edhe me Egnatian ekipi do futet për…

24/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al