• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy fjalë për Gramoz Ruçin

14/06/2021

Nga Altin Ketro

Zoti Gramoz Ruçi, një ndër të paktit politikanë jetëgjatë në sferën parlamentare shqiptare, deklaroi publikisht në 30 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste se “nuk do ta ushtroj më mandatin e deputetit në legjislaturën e re që nis në shtator të këtij viti”. Një gjë ishte pak po e sigurt: Gramoz Ruçi do të ishte sërish kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Por ai hoqi dorë vullnetarisht nga një mandat i dytë, që për nga rëndësia protokollare e shtetit, është numri dy në hierarkinë e funksioneve të larta në Republikën e Shqipërisë.

Rëndësia e fjalës merr kuptim kur ajo ka peshë, kur zë vend, kur thuhet në kohën e vendin e duhur. Kur shterpësia e mendimit hidhet në ambientin parlamentar e kudo gjetkë, si gaz toksik që nëpërmjet eterit ndot veshët dhe fyen inteligjencën e publikut, kemi të bëjmë me shpërdorim të fjalës. Gramoz Ruçi i përket të parës, të dytën dihet botërisht kush e mbart si model.

Qenia e Gramoz Ruçit në Kuvend ishte garanci për opozitën, sepse autoriteti i tij i padiskutueshëm në grupin parlamentar të mazhorancës, nuk lejonte devijime nga rregullat e jetës parlamentare, ku të gjithë janë dhe duhet të jenë të barabartë.

Fakti që me ardhjen e tij si Kryetar i Kuvendi, u disiplinua prania e deputetëve ne seancat plenare të cilat filluan të nisin në orarin e caktuar, është shumë domethënëse.

Kuvendi i Shqipërisë ka pasur dhe do të ketë plot deputetë prej “kashte” që marrin “flakë” menjëherë për një fjalë goje, por deputetë “zjarrfikës” si Gramoz Ruçi, janë të rrallë. Ai hyn tek ata politikanë që sapo shohin një shkëndijë të vogël, vrapojnë të derdhin fuçinë me ujë për ta shuar. Ashtu siç dihet botërisht se cilët janë ata që i hedhin benzinë zjarrit të destabilizimit.

Përvoja e gjatë në politikë e bën deputetin më të matur, sepse vitet e përballin me situata të vështira politike, prej të cilave ai mëson për të mos gabuar. Prandaj Gramoz Ruçi nuk është parë kurrë që të ngrihet nga karrigia e të sulmojë kundërshtarët politikë; as që të përdorë fjalor jo etik kundrejt tyre; as që t’i përgjigjet “plumbit me plumb”; as që të nxisë të vetët në aventura politike. Gjithnjë i vetëpërmbajtur e parimor edhe kur kundërshtarët i kanë thënë fjalën e fundit të parën.

Sigurisht, jo të gjithë e kanë këtë fat për të qenë gjakftohtë atëherë kur gjaknxehtësia ka arritur kulmin. Kemi plot shembuj deri në shkurt 2019, që na dëshmojë se edhe jetëgjatësia në politikë nuk është gjithmonë e mjaftueshme për të qenë deputet dinjitoz. Bile shtatori do na i rikthejë sërish disa personazhe negative në këtë drejtim, të cilët mbeten të pandreqshëm edhe pse mosha, rrudhat dhe thinjat, duhet t’ia kishin ndryshuar disi karakterin e mbrapshtë.

Politikanë dhe deputetë si Gramoz Ruçi, që i kanë bërë nder shtetit në përgjithësi dhe parlamentarizmit në veçanti, meritojnë mirënjohjen e të gjithë atyre që Kuvendin e shohin si tempullin e demokracisë, vendin e debatit të shëndoshë e konstruktiv, të respektit për opozitën, të forcës së argumentit dhe të pasionit për të dhënë më të mirën për vendin dhe shoqërinë në tërësi. Prandaj gjithçka përmblidhet në një fjalë të vetme: Faleminderit Gramoz Ruçi!/tema

Related Posts

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës
Blog

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
SPAK nis hetimet për “Zvërnecin”
Blog

Zvërneci – investimi që pritet të ndryshojë historinë e turizmit shqiptar

20/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
10 mëkatet e mëdha të protestës
Blog

10 mëkatet e mëdha të protestës

15/06/2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja
Blog

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

14/06/2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?
Blog

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

13/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Behgjet Pacolli, letër Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon

Behgjet Pacolli, letër Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon

25/06/2026

Në ditën e 25-të të protestës, reagon Presidenti: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese

25/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al