• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy fjalë për një mik të shtrenjtë të Gjirokastrës dhe Shqipërisë

20/03/2022
Dy fjalë për një mik të shtrenjtë të Gjirokastrës dhe Shqipërisë

Nga Flamur Golemi

Miqtë e vërtetë nuk janë kollaj për t’u gjetur. Është shumë e vështirë për t’i lënë që të shkojnë dhe e pamundur që të harrohen. Jo rastësisht zgjodha këtë shprehje për të nisur fjalën time në këtë ceremoni të veçantë. Është mbase ceremonia më e veçantë përgjatë këtyre viteve që unë shërbej si kryetar bashkie sepse sot nderojmë një mik tonin të përbashkët, një mik të Gjirokastrës dhe mbarë shqiptarëve.

Përshëndetje të gjithëve dhe mirë se keni ardhur këtu sot, për t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z.Luigi Soreca. Ndoshta për një diplomat karriere si ai, që pas pak ditësh do të nisë një tjetër detyrë të rëndësishme ndërkombëtare, ky titull mund të duket disi i vogël e i pazakontë, por në fakt është shumë domethënës dhe plotësisht i merituar.

Domethënës sepse nuk bëhet “Qytetar Nderi” i një qyteti të çfarëdoshëm në një vend të radhës ku ka shërbyer si diplomat për një mandat. Gjirokastra është një qytet i përbotshëm, pasuri e trashëgimisë botërore, që disa e njohin prej Ismail Kadaresë, të tjerë përmes UNESCO-s dhe shumë e shumë të tjerë e kanë ndierë nga afër magjinë e këtij qyteti. Mes tyre është edhe Luigi, i cili u dashurua me këtë qytet prej ditës së parë kur e vizitoi dhe vazhdon akoma ta ketë përzemër.

Aq shpesh ai ka qenë në Gjirokastër, sa me axhendë zyrtare po aq edhe privatisht për ta njohur në të gjitha dimensionet, sa me siguri as ai vetë nuk i mban mend të gjitha herët. Vlerësimi që i bëjmë sot është një mirënjohje e madhe për të për gjithçka ka bërë në këto vite për të na mbështetur me projekte konkrete zhvillimore të financuara nga Bashkimi Europian dhe për promovimin e qytetit si një destinacion i pashmangshëm turistik për këdo që vjen në vendin tonë.

E nderojmë gjithashtu edhe për rolin e tij të çmueshëm si avokat i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Dikush mund të thotë që këtë e ka pasur detyrë funksionale ta bënte. Edhe kjo është e vërtetë, por në rastin e Luigi Sorecës, mbështetja e tij për shqiptarët e kapërcente petkun e diplomatit. E bënte këtë edhe si një italian që do ta shohë mirë e të përparuar fqinjin e tij në anën tjetër të Adriatikut.

Kaq shumë i lidhur sa ambasadori është me qytetin, me siguri që e ka mësuar edhe shprehjen emblematike “Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra”, prandaj është sot këtu për ta tërhequr vetë vlerësimin që ne i bëjmë dhe që s’ka dyshim se edhe ai vetë e di që ky është vlerësimi më i veçantë që merr nga Shqipëria përpara se te largohet.

Mali me mal nuk takohet themi ne shqiptarët. Njerëzit po. Ndaj dua të besoj se ambasadorin do ta kemi sërish në Gjirokastër në të ardhmen pavarësisht se do të nisë një detyrë të re larg vendit tonë. Ky qytet është edhe i tij dhe e mirëpret në çdo kohë.

Më lejoni tani ta përfundoj fjalën time duke lexuar vendimin e Këshillit Bashkiak Gjirokastër dhe të ftoj ambasadorin.

Këshilli Bashkiak Gjirokastër i jep ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z.Luigi Soreca, titullin “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës me motivacionin:

“Mik i shtrenjtë i Gjirokastrës dhe Shqipërisë, i cili me përkushtim, dashuri e angazhim konkret, frymëzoi, ideoi dhe mbështeti projekte europiane që promovojnë zhvillimin e turizmit, kulturës dhe shoqërisë civile”. Faleminderit.

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kurtulan nuk grumbullohet nga Turqia, FSHF mund të lëvizë

Kurtulan nuk grumbullohet nga Turqia, FSHF mund të lëvizë

18/09/2026
Mbylli sezonin, Berisha prek me postimin e tij: Moment i vështirë, jam i shkatërruar

Mesfushori kuqezi i shqetëson të gjithë, vijon stërvitjen e diferencuar

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al