• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E frikshme/ Viktima e parë në rrugën Kardhiq-Delvinë, mbrojtëset metalike jashtë standardit dhe një krahasim me Bypassin e Fierit (FOTO)

28/02/2024
E frikshme/ Viktima e parë në rrugën Kardhiq-Delvinë, mbrojtëset metalike jashtë standardit dhe një krahasim me Bypassin e Fierit (FOTO)

31-vjeçari nga Ukraina, Andriu Khrustalov, është personi i parë që humbi jetën në aksin Kardhiq-Delvinë, qysh prej kjo rrugë u hap për kalimin e automjeteve si një nyje e rëndësishme që të afronte me Sarandën.

Kamioni me të cilin ai udhëtonte doli nga rruga pak pasi la pas tunelin e Skërficës. Mjeti përfundoi në humnerë dhe shpërtheu në flakë për shkak të lëndës djegëse që po transportonte. Aksidenti tragjik ngre pas shumë pikëpyetje për sigurinë e rrugës, sidomos mbrojtëset anësore apo ato që njihen edhe si guardielat metalike. A janë ato brenda standardeve për një rrugë të tillë?

Argjiroja.net siguron foto të guardielit, që siç mund ta shihni është ndarë në dysh me lehtësi të madhe. Veç kësaj guardielët e kësaj rruge nuk janë të pajisur me kavo çeliku nga prapa dhe janë tejet të vegjël po të kemi parasysh gjeometrinë dhe pjerësinë e rrugës. (Shiko foton më poshtë)

Në kemi bërë një krahasim me guardielët e Bypass-it të Fierit, rrugë e cila nuk ka rrezikshmërinë e aksit Kardhiq-Delvinë. Siç shihet, mbrojtëset metalike janë më të larta, më të trasha dhe të lidhura nga pas me kavo çeliku. (Shiko foton më poshtë)

Rruga Kardhiq-Delvinë ndërkohë, sidomos pjesa pranë tunelit të Skërficës, edhe pse ka një rrezikshmëri shumë më të lartë, mbrojtësët anësore të saj janë jashtë standardit të duhur. Që 31-vjeçari nga Ukraina të mbetet fatkeqi i vetëm që humbi jetën në këtë rrugë e të mos kemi ngjarje të tjera si kjo, do duhet urgjentisht të merren masa për sigurinë e këtij aksi.

Gjatë sezonit veror kjo rrugë ka një fluks të lartë lëvizjesh. Përpara se të jetë vonë duhen nxjerrë mësimet nga kjo ngjarje e rëndë dhe të mbahen përgjegjësitë nëse ka të tilla, si dhe të veprohet menjëherë për të rritur sigurinë e rrugës. ©Argjiroja.net 

Related Posts

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash
Lajme

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

22/10/2026
5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!
Lajme

5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

22/10/2026
Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues
Kryesore

Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues

22/10/2026
Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur
Kryesore

Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur

22/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Homazhet për 21 Janarin, mungon Rama
Kryesore

“Pse e mbrojtët Ballukun?” – Ja si i përgjigjet Rama studentit

22/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndeshje fantastike – Balkanweb.com – News24

Bayern ngec ndaj Arsenal, Kompany i zhgënjyer, Arteta: Ndeshje fantastike

22/10/2026
Ndeshje fantastike – Balkanweb.com – News24

Ndeshje fantastike – Balkanweb.com – News24

22/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al