• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E kaluara e trishtë e endacakut që grabiti Range Roverin në Tiranë

02/02/2024
E kaluara e trishtë e endacakut që grabiti Range Roverin në Tiranë

Nga Anila Hoxha

Një gjykatës në Tiranë vendosi sot , shtrimin e detyrueshëm psikiatrik në një spital burg të Ardian H.

Një 57 vjeçar për të cilin nuk u interesua askush, por aventura që provoi nga hotel Marriot deri në rrugën Kastriotët, e veçoi nga të gjithë endacakët dhe të pastrehët në metropol.

Çdo hajdut në Tiranë apo kudo kthehet ‘interesant’ ndonjëherë nga rëndësia dhe vlera e objekteve që rrëmben, apo nga statusi I atij që ka vjedhur. Ardian H. u bë I rëndësishëm, pra I dukshëm për shkak të statusit të tij.

Sepse ishte endacak.

Dhe sepse vodhi një Range Rover.

Si një njeri i pavënë re , krejt ne hije, krejt i askujt ; ai shëtiste rrugëve të kryeqytetit shqiptar, ndonjëherë duke kërkuar një cigare e ndonjëherë duke hedhur ndonjë batutë humori. Madje, madje kishte qenë aq I pagjurmueshëm edhe për një tjetër komisariat i cili në pamundësi për ti gjetur adresën , ju përgjigj prokurorisë në fillim të janarit 2024 se “nuk mund ta gjente sepse jeton si endacak”.

Ajo çështje ndaj Ardian H. kishte qenë për një hetim për vjedhjen e një biçiklete. Një prokuror e kishte hetuar në mungesë. E kishte dorëzuar dosjen për gjykim dhe pastaj kish kërkuar gjetjen e tij. Gjykata pat aprovuar dhe në 18 janar urdhëroi- shoqërojeni forcërisht , nëse e gjeni

Në kërkim të tij, policët ishin të qartë se pavarësisht adresës së banimit tek “Pallati I Aviacionit”, për endacakun më reale ishte legjenda rreth tij, sesa mundësia që ta gjenin.

Ndoshta ndjenë keqardhje dhe liria ishte lëmosha që ata kishin mundësia ti jepnin !!!

S’ka askënd – shkruante një agjent.

Vuan nga problemet e shëndetit mendor- referonte tjetri.

Ata patën shans ti lëshonin pe balonës deri në datën 30 janar.

Atë ditë Ardiani e tejkaloi rutinën e endacakut, la gjumin e rrugës e bukën bri këmbëve. La qesen, hodhi cigaren përtokë. Dhe rrotulloi çelësat e makinës që një shofer i nxituar i kish lënë gati

Në një moment, fare pak minuta ishin, ai u tundua nga luksi , siç nuk kishte provuar herë tjetër.

Dhe mori nën drejtim Range. Rover. Që nuk i përkiste

Në Kodin Penal quhet ‘vjedhje’

Duke u përpjekur të kuptonin se kë kishin përballë dhe çfarë do referonin kësaj here, një duzinë agjentësh në komisariatin numër 1 e morën në pyetje.

Njërit I pohoi ‘ mu duk vetja si në avion, sikur po fluturoja’. Duke u rrekur ti nxirrte diçka të vlefshme për hetimin, oficerja I shkëputi emrin e nënës -Drita dhe të babës Xhezmi.

Pastaj asnjë emër tjetër veç tyre në jetën e tij!

Pastaj , tha vitin e lindjes.

Më vonë në pak rreshta oficerja shkroi ;

‘ I vetidentifikuar si Ardian H. Lindur dhe banues në Tiranë. Gjendja gjyqësore , I padënuar. Me arsim tetë vjeçar. Numër telefoni nuk ka. Adresa Pallati I Aviacionit. Me shtetësi e kombësi shqiptare. ‘

Mbas mesnatës së 30 janarit kur dhe u arrestua dhe u bë i dukshëm më ne fund, ky njeri sot doli para gjykatës. Prokurori ishte I bindur se hajduti që po kërkonte që prej vjedhjes së biçikletës, së paku në një moment nuk duhej lënë vetëm . Dhe ai ishte momenti para gjykatës. I caktuan një avokat falas. Ai prapë I paqartë se çfarë kishte bërë tregoi lumturinë më të madhe ‘ ngava një makinë dhe isha duke fluturuar’. Copëza shprehjesh te pakuptueshme më tej

Si një njeri që nuk ekziston me letra, që nuk kishte asnjë dokument identifikimi, ai u prezantua si personi që askush nuk e shikonte në kryeqytet. Por për agjentët ishte po ashtu kaotik, mes disa realiteteve, dukshëm me probleme të shëndetit mendor.

Pas vjedhjes së Range Rover, një aventurë që zgjati pak minuta, atij ja prenë biletën e shtrimit të detyrueshëm në një spital Burg. Adresa e tij ,nga endacak në banor i burgut të Shënkollit !

Të paktën njëherë në jetë ai ekziston.

Related Posts

Kryesore

Ndërtimet pa leje në Sarandë / Apeli ndryshon masat e sigurisë për policët

18/06/2026
Protestat/ PS mbledh grupin parlamentar të shtunën
Kryesore

Protestat/ PS mbledh grupin parlamentar të shtunën

18/06/2026
Rama përplaset me gazetaren greke të CNN për Zvërnecin: Ju nuk jeni burim objektiv. Shumica e shqiptarëve e duan projektin
Kryesore

Rama përplaset me gazetaren greke të CNN për Zvërnecin: Ju nuk jeni burim objektiv. Shumica e shqiptarëve e duan projektin

18/06/2026
Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Kryesore

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

18/06/2026
Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)
Kryesore

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

17/06/2026
Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
Kryesore

Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

17/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zvicra fiton ndaj Bosnje-Hercegovinës,  Xhaka shënon në Botëror

Zvicra fiton ndaj Bosnje-Hercegovinës, Xhaka shënon në Botëror

18/06/2026
Muçi, rekordmen në Turqi, thyen çdo tabu dhe firmos një super kontratë

Në Turqi e quajnë “hakmarrje për Muçin”, Besiktas tenton “vjedhjen” e madhe ndaj Trabzonsporit

18/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al