• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E pështynë në Himarë, Tavo: Jam mësuar me këto reagime. Njerëz të tillë kthehen në mbështetësit e mi, prova është në Gjirokastër

02/04/2024
Vangjel Tavo “nis fushatën” në Himarë, merr pjesë në takimet e strukturave të PS (FOTO)

Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur! Kështu deklaron prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo në një intervistë për emisionin “Studio Live’ në Report Tv.

Duke komentuar incidentin e ndodhur në këshillin bashkiak ku një mbështetës i Belerit e pështyu, Tavo tha se ishte një person i keqpërdorur nga politika. Intervista u dha për gazetarin Arbër Hitaj.

“Nese Fredi Beleri merr pafajsine ne Apel, atehere shkon dhe ben betimin si kryetar bashkie. Ne te kundert eshte i pashmangshem procesi zgjedhor. Pra Himara do te shkoje ne zgjedhje. Pikerisht ky grupim njerezish mendon se duke intimiduar, duke ngritur zerin, duke protestuar, pavaresisht se eshte e drejta e tyre te protestojne dhe une perpiqem t’i mirekuptoj, pertej perpjekjeve te tyre per te ekzagjeruar protesten me menyreat sikurse ju e pate atje, qe nuk jane normale ne nje vend demokratikie dhe ne nje shoqeri demokratike“, deklaroi mes te tjerave Tavo.

Si e përjetuat dhe përse gjithë ky mllef nga një pjesë e vogël ndaj jush?

Vangjel Tavo: Nuk jam i ri në politikë. Jam i mësuar me reagime të tilla edhe më parpara nga njerëz dhe grupime njerëzish. Sidomos në fillimin e karrierës time politike edhe në zonën time, por që me kalimin e kohës ishin po këta njerëz që jo vetëm janë penduar por janë kthyer në mbështetësit e mi më të zjarrtë. Prova është në Gjirokastër.

Ajo që është për të ardhur keq është sjellja e njërit prej personave në atë sallë. Jam i bindur që ka qenë sjellje e nxitur politikisht nga grupime politike që mendojnë se duke ushtruar qoftë dhe dhunë jo fizike por të formave të tjera mendojnë se mund tia arrijnë qëllimit. Nuk më bën përshtypje por jo vetëm ai rast por dhe raste të tjera kanë treguar se asgjë nuk zgjidhet duke e tensionuar situatën por me dialog, bashkëpunim e konsensus.

Përse pranuat ofertën e zotit Rama për të qenë prefekt i qarkut të Vlorës. A është në ambicien tuaj që të kandidoni për PS nëse do të ketë proces votimi atje?

Vangjel Tavo: Unë që në fillim të karrierës time politike kam qenë në shërbim të komunitetit dhe njerëzve në pozicione të ndryshme që më është dhënë mundësia të shërbej. Edhe në këtë pozicion e kam parë si mundësi për të qenë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit. Prandaj e kam pranuar detyrën. Nuk do të resht në asnjë moment derisa të kem fuqi për ti shërbyer atyre, pavarësisht pozicionit që do të kem apo nuk do të kem. Kjo është pjesë e karakterit tim.

A keni pasur diskutim me zotin Rama për atë që ka ndodhur dhe a është i shqetësuar për situatën atje?

Në Himarë qetësi ka qenë dhe qetësi do të jetë. Nuk trazohet qetësia nga një grupim i vogël njerëzish në këshillin e bashkisë së Himarës. Kam folur për shumë cështje. Kjo ka qenë një pjesë shumë e vogël e bisedës tonë.

 

Related Posts

Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur
Kryesore

2500 euro shpërblim për policët në protestë, zbardhet vendimi i qeverisë

19/10/2026
Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Do t’i tregoj të gjitha… – Balkanweb.com – News24

Bëri bujë me largimin nga kombëtarja, te Portugalia marrin vendimin për Ronaldon

19/10/2026
Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur

2500 euro shpërblim për policët në protestë, zbardhet vendimi i qeverisë

19/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al