Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premtje në Fier, ku një fëmijë vetëm 3 vjeç ka humbur jetën. Burime bëjnë me dije se vogëlushi është dërguar pa shenja jete në spital, nga edukatoret e kopshtit.
Policia ndër të tjera bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një kopsht privat, ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë.