Një 25-vjecar shqiptar ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti me kamion. Pak pas orës 10 të mëngjesit të sotëm kamioni i drejtuar nga i riu u përplas me shpejtësi të madhe me një kamion të ndaluar në një radhë në autostradën A22, në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe Mantovës në veri. 25-vjeçari me banim në Piza vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u rrudhos nga përplasja.
Gjithashtu ndihma e shpejtë e Veronës shkuan në vendngjarje dhe u përpoqën ta shpëtonin, por ishte e pa mundur. Ndërsa policia rrugore e Verona Sud ka ndërhyrë për të zbardhur dinamikën e aksidentit. Sipas një rindërtimi fillestar, kamioni që drejtohej nga shqiptari u përplas me tjetër kamion më të madh, që kishte ndaluar më herët në autostradë. Operacionet për lëvizjen e rimorkios zgjatën deri në orën 8:22 të mëngjesit, kohë në të cilën një korsi u rihap për të lejuar qarkullimin.
Në orën 9:40 kishte një tjetër mbyllje të autostradës, këtë herë për të liruar rrugën nga rimorkio. I tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit. Shtrirja e autostradës midis kabinave të pagesës Nogarole Rocca dhe Mantua Nord mbeti e mbyllur për trafikun deri rreth mesditës, kur përfunduan operacionet e shpëtimit dhe sigurisë për automjetet.