• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edi Rama si “gogol” grek, jugosllav, e së fundi gjerman!

29/01/2020
Edi Rama nis sot vizitën dy ditore në Gjirokastër, zbardhet axhenda e takimeve

Nga Albert P. Nikolla

Me mbështetjen e Bashkimit Europian e sidomos të Gjermanisë, prej kohësh ka marrë udhë një nismë pozitive e një bashkëpunimi ndërballkanik sipas modelit europian. Kjo është rruga e duhur për një përfshirje të Ballkanit drejt Europës: në Europë shkohet duke përthithur e jetësuar vlerat e saj në vendet tona. Nismëtari më i hovshëm i kësaj risie politike në Ballkan është pa dyshim Edi Rama. Natyrisht ky fakt nuk mund të mos shkaktojë alergji të llojeve të ndryshme te ata që e fusin veten në kategorizimin komiko – epik: “baca i kombit”! “Bacat e kombit” janë një specie në zhdukje për shkak të procesit të evolucionit demokratik të Ballkanit.

Shumica e tyre gjenden në Kosovë, por ka atavizma të saj edhe në Shqipëri sidomos nga ata që janët të lidhur fort me konceptin faresfisnor të politikës. “Bacat” e Kosovës po e marrin më qafë Kosovën e re duke profetizuar si më të përshtatshme një strofull politike të izoluar ku bëjnë ligjin “bacat”, sesa një vend të hapur përballë frymëmarrjes së gjerë ballkanike dhe europiane ku koncepti i armikut është ridimensionuar dhe vendin e tij e ka zënë përgjegjësia historike dhe hapja ndaj të ardhmes me besim!

“Bacat” janë ata që përpiqen të realizojnë mbijetesën e paragjykimeve dhe urrejtjes në Ballkan. Kjo specie më sjell ndërmend fisin e Fizëve në romanin e D. Agollit “Njeriu me top”! Nuk ka Zot t’ia mbushë mendjen Plakut Mere për të mos u hakmarrë, po aq e vështirë është të kesh të bësh me grupin kulturor të “bacave”! Ata e kanë pikën e mbështetjes ideologjike për mbijetesë tek shpikja e armikut dhe projektimi i tij tek politikanët e së resë. Saktësisht për këtë arsye ata e projektojnë Edi Ramën herë si gogol grek, herë si jugosllav (që do të krijonte Jugosllavinë e re!) e sëfundi si gogol gjerman!

“Baca” shqiptar, alias Plaku Mere, nuk lë ditë pa i trajtuar shqiptarët si fëmijë duke ua paraqitur Ramën si gogol që do të marrë më qafë Shqipërinë dhe se e vetmja shpresë u mbetet kthimi te “Baca”! Risia e gogolizimit si sulm politik ndaj Ramës njohu sëfundi edhe një epitet tjetër: gjerman! Analistët e fisit të tyre, sëfundi nxorën idenë se gogoli Rama ka manipuluar Kancelaren Merkel dhe po i bën dëm atdheut. Ky projektim i Ramës si armik i jashtëm dëshmon mjerimin dhe disfatën politike të epokës së “bacave” në politikën shqiptare dhe kosovare! Pamundësia për ta përballur Ramën në rrafshin politik kombëtar i tret ata në arratinë e kërkimit të armiqve ndërkombëtarë!

Duke qenë se kulturat ballkanike janë mjaft të ndërlikuara, pikërisht tek moskuptimi i thellë i kësaj larmie lind edhe baza e paragjykimeve dhe keqkuptimeve politike, sepse sa më shumë këndvështrime të kemi mbi një kulturë, aq më shumë interpretime të ndryshme kemi mbi të. Por pikërisht këtu duhet zbuluar thelbi i respektit që duhet të ketë secili ndaj interpretimit të kulturës së tjetrit dhe mohimi i çdo forme përbuzjeje për të. E shprehte bukur këtë gjë P. Coelho në krahasimin se nga cilado anë ta shikosh malin, ai do të duket i ndryshëm; edhe pse është përherë i njëjti mal; kështu ndodh për gjithë Ballkanin: pamje të ndryshme të të njëjtit realitet.

Besoj se e tillë është edhe kultura e secilit popull në Ballkan: e larmishme dhe misterioze njëherazi. Për këtë arsye themelore duhet që të gjitha kulturat tona të shihen si burim i madh dialogu dhe qasja duhet ndaj tyre të jetë admiruese dhe zbuluese. Nuk ka gjë më pozitive politikisht që ne, popujt ballkanas, me një histori kaq të lashtë, të mund ta gjejmë vetveten së bashku në familjen europiane me gjithë larminë që karakterizon kulturat e tyre. Por çfarë duhet të lëmë prapa, çfarë duhet të mohojmë ne ballkanasit? Për këtë më duhet t’i referohem politikanit të shquar italian, Alcide De Gasperi, pasi aty gjej ngjashmërinë midis Ballkanit dhe Italisë:

“Për ta bashkuar Europën, ndoshta duhet më shumë të shkatërrojmë sesa të ndërtojmë; të shkatërrojmë paragjykimet, hatërmbetjet, urrejtjet. A nuk kemi bërë kështu edhe për bashkimin e Italisë, ku çdo qytet kishte mësuar vetëm të mohonte e të urrente qytetin që kishte pranë? Duhet të bëjmë të njëjtën gjë për të shkuar në Europë. Të flasim, të shkruajmë, të këmbëngulim e të mos ndalimi për asnjë moment në rrugë tonë.” (De Gasperi, L’Europa. Scritti e discorsi).

Hapi politik i të ashtuquajturit Mini-Shengen ballkanik shkon bash në këtë drejtim të hapjes ndaj tjetrit e duke i lënë “bacat e kombit” në marrinë e tyre. Kemi pasur shumë luftëra e urrejtje si Europa e djeshme. Europa e gjeti forcën të lërë pas gjithë problemet e saj dhe të ndihet e bashkuar në vlerat e përbashkëta e në rrugën drejt së ardhmes. Veçanërisht ne shqiptarët duhet të dëshmojmë se jemi pjesë e rëndësishme e mozaikut shpirtëror ballkanik e se jemi të gatshëm ta luajmë me nder rolin tonë në këtë pjesë të Europës, si njëra prej mushkërive kulturore të saj.

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo flet për Selin: Kam bërë dashuri shpirtërore me të

“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo flet për Selin: Kam bërë dashuri shpirtërore me të

20/03/2026
“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al