• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ekspertët: Covid mund të mos zhduket asnjëherë

24/02/2021
Ekspertët: Covid mund të mos zhduket asnjëherë

Nga Aniruddha Ghosal & Christina Larson

Po sikur Covid-19 të mos zhduket kurrë? Ekspertët thonë se ka të ngjarë që një version i sëmundjes të vazhdojë të ekzistojë midis nesh për vite me radhë. Por sesi do të jetë ai në të ardhmen kjo është më pak e qartë.

A do të eliminohet koronavirusi, që tashmë ka vrarë më shumë se 2 milion njerëz në të gjithë botën, nga një fushatë globale vaksinimi, si sëmundja e lisë? A do t’i shmangen vaksinave variantet e reja të rrezikshme? Apo virusi do të mbetet me ne për një kohë të gjatë, duke u shndërruar në një virozë të lehtë, si e ftohura e zakonshme?

“Në fund virusi i njohur si SARS-CoV-2 do të jetë‘kafsha’e radhës në ‘kopshtin zoologjik’, duke u bashkuar me shumë sëmundje të tjera infektive me të cilat njerëzimi ka mësuar të jetojë”- thotë dr. T.Jakob Xhon, që studion viruset, dhe që ka qenë drejtues i përpjekjeve të Indisë për të luftuar poliomielitin dhe HIV/AIDS.

Por askush nuk e di këtë gjëme siguri. Virusi po evoluon me shpejtësi, dhe variante të reja po shfaqen në vende të ndryshme. Rreziku i tyre doli në pah, kur Novavax Inc. zbuloi se vaksina e saj, nuk funksiononte dhe aq mirë kundër versioneve të ndryshuara që qarkullojnë në Britani dhe Afrikën e Jugut.

Ekspertët thonë se sa më shumë që përhapet virusi, aq më shumë ka të ngjarë që një variant i ri të bëhet i aftë të shmangë testet, trajtimet dhe vaksinat aktuale. Tani për tani, shkencëtarët bien dakord mbi përparësinë më emergjente: Vaksinoni sa më shumë njerëz, dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

Hapi tjetër është më pak i sigurt, dhe varet kryesisht nga forca e imunitetit e ofruar nga vaksinat, infeksionet natyrore, dhe nga sa zgjasin ato.“A do t’u nënshtrohen njerëzit infeksioneve të përsëritura? Ne s’kemi ende të dhëna të mjaftueshme për ta ditur këtë”-thotë Xhefri Shaman, që studion viruse në Universitetin e Kolumbias.

Si shumë studiues, edhe ai beson se ka pak shanset që vaksinat të garantojnë një imunitet gjatë gjithë jetës. Nëse njerëzit do të detyrohet të mësojnë të jetojnë me Covid-19, natyra e kësaj bashkëjetese do të varet jo vetëm nga kohëzgjatja e imunitetit, por edhe nga mënyra se si evolon virusi.

Ndërsa imuniteti i fituar nga koronavirusët e tjerë – si ata që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme, apo SARS dhe MERS – zbehet me kalimin e kohës, simptomat pas ri-infektimit priren të jenë më të lehta sesa sëmundja e parë, thotë Otar Bjornshtad, që studion viruset në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, SHBA.

Pandemia e gripit e 1918-ës, mund të ofrojë të dhëna për trajektoren e Covid-19. Patogjeni në atë kohë ishte një virus H1N1, me gjene që e kishin origjinën tek zogjtë, dhe jo tek një koronavirus. Në atë kohë, nuk kishte në dispozicion asnjë vaksinë.

Vlerësohet se u prek nga ai grip një e treta e popullsisë së botës. Kur njerëzit e infektuar vdiqën ose zhvilluan imunitet, virusi ndaloi së përhapuri me shpejtësi. Më vonë ai u shndërrua në një formë më pak virulente, për të cilën ekspertët thonë se vazhdon të qarkullojë me sezone.

“Shumë shpesh pasardhësit e pandemive të gripit, bëhen viruse të butë të gripit sezonal, të cilat ne i përjetojmë për shumë vite”- thotë Stefën Morss, që studion viruset në Universitetin e Kolumbias. Por për momentin nuk është ende e qartë se si mutacionet e ardhshme të SARS-CoV-2 do të formojnë trajektoren e sëmundjes aktuale.

Nga më shumë se 12 miliardë vaksina kundër koronavirusit që parashikohen të prodhohen këtë vit, vendet e pasura kanë blerë rreth 9 miliardë prej tyre. Kjo pabarazi përbën një kërcënim,pasi vendet e varfra do të duhet të presin më gjatë për të marrë vaksinën, dhe gjatë kësaj kohe sëmundja do të vazhdojë të përhapet dhe të vrasë njerëz, shprehet Ian Mekej, që studion viruset në Universitetin e Kuinslendit, Australi.

Që disa vaksina duken më pak efektive kundër shtameve të reja është shqetësuese. Por meqë vaksinat sigurojnë një farë mbrojtje, mund të përdoren ende për të ngadalësuar ose ndalur përhapjen e virusit, deklaron Eshli Xhon, që studion sistemet imune në Universitetin Djuk në Singapor.

Dr.Gagandep Kang, ekspert i sëmundjeve infektive në Kolegjin Mjekësor Kristian në Indinë jugore, thotë se evolucioni i virusit ngre pyetje të reja:Në cilën fazë virusi bëhet një lloj i ri? A do të duhet që vendet të ri-vaksinojnë nga e para popullatat e tyre? Apo mund t’u jepet vetëm një dozë përforcuese?

“Këto janë pyetje që u duhet dhënë përgjigje në të ardhmen”-thotë Kang. E ardhmja e koronavirusit mund të jetë në kontrast me sëmundje të tjera tepër ngjitëse që janë mposhtur nga vaksinat që sigurojnë imunitet gjatë gjithë jetës, si për shembull fruthi./“Medical Express” – Bota.al

Related Posts

Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
Qyteti i pazakontë në Australi ku njerëzit jetojnë nën tokë për t’i shpëtuar temperaturave deri në 48 gradë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Qyteti i pazakontë në Australi ku njerëzit jetojnë nën tokë për t’i shpëtuar temperaturave deri në 48 gradë – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
Është fyerje për kulturën time – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Është fyerje për kulturën time – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
U formua nga një shpërthim gjigant vullkanik 7,700 vite më parë, liqeni më i thellë në SHBA fsheh një fenomen të rrallë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

U formua nga një shpërthim gjigant vullkanik 7,700 vite më parë, liqeni më i thellë në SHBA fsheh një fenomen të rrallë – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
Shkencëtarët kërkojnë 22 miliardë paund në vit për të ftohur planetin/ Nga krijimi i reve artificiale te rikthimi i akullit në Arktik, planet ambicioze kundër ngrohjes globale – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Shkencëtarët kërkojnë 22 miliardë paund në vit për të ftohur planetin/ Nga krijimi i reve artificiale te rikthimi i akullit në Arktik, planet ambicioze kundër ngrohjes globale – Balkanweb.com – News24

04/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Conference League/ Egnatia luan nesër ndeshjen e tretë ndaj Universitatea Craiova

Tjetër nivel për futbollin shqiptar, Egnatia e Nevil Dedes “thyen” edhe Edlir Tetovën (STATISTIKAT) – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren

Pikantet e Tirana-Teuta/ Fitore mes protestash, Klafuriç sulmon gjykimin. Xhixha ngacmon Dacin për asistin – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al