• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Elbasani në aksion për Europën, merkato e fokusuar në çdo repart

03/06/2026

Sezoni sapo ka përfunduar, por tek Elbasani nuk ka kohë për shumë pushime. Nëse futbollistët po shijojnë ditët e para larg fushave, drejtuesit verdheblu kanë nisur prej kohësh punën për ndërtimin e skuadrës që do të përfaqësojë klubin në sezonin e ardhshëm, si në kampionat ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Pjesëmarrja në kupat e Europës ka ndryshuar disi planet e merkatos, pasi tashmë objektivat janë më të mëdha dhe kërkesat më të larta. Drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime në disa reparte për të përballuar një kalendar më të ngjeshur dhe një nivel më të lartë rivaliteti.

PËRFORCIME NË ÇDO REPART Sipas informacioneve pranë klubit, Elbasani po monitoron futbollistë në të gjitha repartet e fushës. Nga porta deri në sulm, drejtuesit dhe stafi teknik po analizojnë alternativa të ndryshme për të rritur cilësinë dhe konkurrencën brenda grupit. Edhe pse skuadra zhvilloi një sezon shumë pozitiv duke u renditur në vendin e dytë, brenda klubit ekziston bindja se për të qenë konkurrues në Europë nevojiten më shumë alternativa. Në disa pozicione ka pasur mungesë zgjedhjesh gjatë sezonit, ndërsa dëmtimet apo pezullimet shpesh kanë kufi zuar mundësitë e stafi t teknik. Për këtë arsye, merkatoja nuk do të fokusohet vetëm te zëvendësimi i lojtarëve që mund të largohen, por edhe te afrimi i elementëve që sjellin më shumë cilësi dhe eksperiencë.

EUROPA NDRYSHON PLANET Pjesëmarrja në kompeticionet europiane është një mundësi e madhe për klubin, por njëkohësisht edhe një sfi dë serioze. Përballja me skuadra nga kampionate të ndryshme kërkon një grup më të kompletuar dhe me më shumë alternativa sesa ato që nevojiten vetëm për kampionatin shqiptar. Drejtuesit nuk duan që pjesëmarrja në Europë të mbetet thjesht formale. Ambicia është që skuadra të paraqitet denjësisht dhe të tentojë të kalojë të paktën raundet e para të kompeticionit. Për këtë arsye po punohet me kujdes për të identifi kuar futbollistë që mund të japin kontribut të menjëhershëm. Eksperienca ndërkombëtare është një tjetër element që po merret në konsideratë. Lojtarët që kanë luajtur më parë në kompeticione europiane shihen si profi le të vlefshme, pasi mund të ndihmojnë skuadrën në ndeshje me presion të lartë.

RUAJTJA E BËRTHAMËS Paralelisht me kërkimet në treg, klubi po punon edhe për rinovimet. Drejtuesit janë të bindur se suksesi i këtij sezoni erdhi falë grupit të krijuar dhe për këtë arsye nuk duan të humbasin elementët më të rëndësishëm. Fillimisht synohet rinovimi i kontratave me futbollistët që konsiderohen pjesë e projektit afatgjatë. Vetëm pas qartësimit të situatës së tyre do të intensifi kohet puna për afrimet e reja. Megjithatë, disa largime duken të pashmangshme. Futbollistët që kanë pasur më pak aktivizime gjatë sezonit mund të kërkojnë më shumë hapësira diku tjetër, ndërsa klubi do të vlerësojë çdo rast individualisht.

SYTË NGA SHORTI Ndërsa merkatoja po merr formë, në ambientin verdheblu po pritet me interes edhe momenti i shortit europian. Elbasani nuk bën pjesë mes skuadrave favorite dhe për këtë arsye ekziston dëshira që fati të jetë aleat i ekipit. Një kundërshtar i përballueshëm do të rriste ndjeshëm shanset e skuadrës për të avancuar në turin pasardhës dhe për të fi tuar eksperiencë të vlefshme në skenën ndërkombëtare. Në klub janë të vetëdijshëm se çdo ekip europian meriton respekt, por një short i favorshëm mund të bëjë diferencën në objektivat e sezonit. Në të kundërt, përballja me skuadra me traditë dhe buxhete shumë më të mëdha do ta vështirësonte ndjeshëm rrugëtimin e verdhebluve që në hapat e parë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

“Humbja ndaj Interit dhemb akoma”, Raphinha: Tani kërkojmë suksesin e madh në Champions
Sport

“Humbja ndaj Interit dhemb akoma”, Raphinha: Tani kërkojmë suksesin e madh në Champions

25/09/2026
TENIS/ Laver Cup 2026, Alcaraz dhe Zverev udhëheqin Europën
Sport

TENIS/ Laver Cup 2026, Alcaraz dhe Zverev udhëheqin Europën

25/09/2026
Goli i Muriqit “çmend” serbët, kërkojnë nga UEFA të merren masa për Kosovën
Sport

Goli i Muriqit “çmend” serbët, kërkojnë nga UEFA të merren masa për Kosovën

25/09/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë
Sport

Ndërprerja e kampionatit si asist, Egnatia pret rikthimin e fantazistit brazilian – Balkanweb.com – News24

25/09/2026
Derbi me Dinamon në “ajër”: Partizani dhe Tirana kursehen, konfirmohet çfarë do të ndodhë në vazhdim
Sport

Derbi me Dinamon në “ajër”: Partizani dhe Tirana kursehen, konfirmohet çfarë do të ndodhë në vazhdim

25/09/2026
Miqësoret e Kombëtares U-19 kundër Lituanisë / Trajneri Fatjon Tafaj fton 22 lojtarë – Balkanweb.com – News24
Sport

Miqësoret e Kombëtares U-19 kundër Lituanisë / Trajneri Fatjon Tafaj fton 22 lojtarë – Balkanweb.com – News24

25/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Humbja ndaj Interit dhemb akoma”, Raphinha: Tani kërkojmë suksesin e madh në Champions

“Humbja ndaj Interit dhemb akoma”, Raphinha: Tani kërkojmë suksesin e madh në Champions

25/09/2026
TENIS/ Laver Cup 2026, Alcaraz dhe Zverev udhëheqin Europën

TENIS/ Laver Cup 2026, Alcaraz dhe Zverev udhëheqin Europën

25/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al