CEO i Twitter, Elon Musk pak ditë më parë ka zhvilluar një takim me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ku kanë diskutuar rreth rreziqeve nga inteligjenca artificiale.
Musk tha se për të mbetet shqetësim lindshmëria, duke thënë se në Itali duhet tëjetë më shumë lindje se vdekje nga viti në vit dhe jo e kundërta.
Ai tha se kjo nuk zgjidhet përmes operacionit duke ndryshuar X me Y, apo duke zëvendësuar fëmijët vendas me më shumë të huaj.
“Unë nuk mendoj se emigracioni mund të zgjidhë problemet e botës, vetëm sepse dikush ka fëmijë. Bëhet fjalë për çështje morale. A është e drejtë të kërkosh nga fëmijët e dikujt tjetër të kujdesen për ty kur të jesh plak? Kjo nuk është e drejtë”. Shikoni Romën dhe mendoni” tha ai.