• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Emergjenca nga Covid-19/ Task Forca nis kontrollet për çmimet në dyqanet ushqimore dhe farmacitë (FOTO)

15/03/2020
Emergjenca nga Covid-19/ Task Forca nis kontrollet për çmimet në dyqanet ushqimore dhe farmacitë (FOTO)

Një Task Forcë e përbashkët me prezencën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Policisë së Shtetit, Tatimeve dhe Agjencisë Kombëtare të Barnave nisën sot inspektimet në terren për të parandaluar abuzimin me çmimet nga subjektet që duhet të qëndrojnë hapur, kryesisht farmaci apo dyqane që tregtojnë artikuj ushqimorë, bukë, si dhe fruta e perime.

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, thotë se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin dhe masat ndëshkuese për subjektet që abuzojnë do të jenë të ashpra sipas Aktit Normativ të miratuar nga qeveria.

Postimi.

🔴Me Aktin Normativ që qeveria ka ndërmarrë për të përforcuar zbatimin e rregullave, vendimeve dhe urdhrave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19, rritja e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt, të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë për tregtuesit me pakicë.

🔴Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore. Zero tolerancë për këdo që abuzon në këtë situatë kritike dhe tenton të përfitojë në mënyrë të paligjshme. Task Forca e përbashkët do të vijojë kontrollet në gjithë vendin. Në fokus të saj janë edhe kushtet higjeno-sanitare dhe gjithë elementët e tjerë që lidhen me sigurinë ushqimore.

🔴Ftoj qytetarët të bashkëpunojnë me autoritetet duke denoncuar çdo rast abuziv që hasin tek subjektet të cilat duhet të qëndrojnë hapur për të përmbushur nevojat për produkte dhe shërbime. Është shumë e rëndësishme që ne të vijojmë të zbatojmë këshillat e mjekëve, të kufizojmë lëvizjet dhe kontaktet. Qëndroni në shtëpi derisa së bashku ta mundim flamën me armikun e padukshëm Covid-19. Është e vështirë, por e mundshme dhe e vetmja rrugë që të dalim të fituar nga kjo pandemi.🙏 #RriNëShtëpi🤗

🔴FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

Related Posts

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit
Kryesore

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

23/08/2026
Kryesore

“Njoftim i Kuq” nga Interpol, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për mashtrim

23/08/2026
“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve
Kryesore

“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

23/08/2026
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata
Kryesore

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata

23/08/2026
23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Kryesore

23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22/08/2026
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Kryesore

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al