Ambasada e SHBA në vendin tonë ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.
Në një njoftim në faqen zyrtare Ambasada e SHBA thekson se për të kryer regjistrimin nuk është e nevojshme të paguani dikë. Gjithçka mund ta bëni vetë duke parë videon ilustruese.
“Ju nuk keni nevojë të paguani dikë që t’ju kryejë regjistrimin për lotarinë. Bëhuni eksperti i vetes tuaj këtë vit duke parë videon ilustruese këtu”-shkruhet në mesazhin e ambasadës.