Gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili është larguar nga televisioni “Top Channel”, për t’u rikthyer te “News 24”. Emisioni që ajo drejton, “Open” vjen në “News24”, duke nisur nga dita e hënë.
Lëvizja vjen vetëm pak ditë pas rokadës, ku nga “News 24” u largua Sokol Balla, i cili do të rikthehet në Top Channel, në drejtimin e emisionit “Top Story” në prime time.
Megjithatë nuk dihet ende axhenda televizive e dy emisioneve që do të jenë ‘konkurentë’ në të njëjtin orar.