• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Erë” lufte mes Greqisë e Turqisë, katër anije luftarake turke futen në ujërat greke, Athina njofton NATO-n dhe BE, futet në lojë edhe SHBA

11/08/2020
“Erë” lufte mes Greqisë e Turqisë, katër anije luftarake turke futen në ujërat greke, Athina njofton NATO-n dhe BE, futet në lojë edhe SHBA

Përshkallëzimi i tensionit greko-turk hyn në një faze të re pasi pasditen e së hënës anija sizmografike turke Oruc Reis ka hyrë në skajin lindor të raftit kontinental grek duke ardhur nga rafti kontinental Qipriot.

Sipas mediave greke ajo shoqërohet me katër anije luftarake turke. Përballë saj kanë shkuar menjëherë tre luftanije greke ,ndërsa një pjesë tjetër e Flotës detare të Greqisë është përhapur në këtë rajon detar.

Vihet re se transmetuesi i anijes sizmografike turke vazhdon të jetë i mbyllur që 24 ore me pare, siç është regjistruar në sistemin e zbulimit “marinetraffic”.

Theksohet se vërtetë që anija turke Oruc Reis ka hedhur në det kabllot përkatese të kërkimeve, por ky kerkim në këto kushte kur ajo ështeë e rrethuar me disa anije luftarake nuk mund të kryhet për shkak të zhurmes. Gjithashtu burime nga ministria e Mbrojtjes së Greqisë bëjnë me dije se anijet e Flotes Detare greke që ndjekin nga afer këtë zhvillim u bëjnë thirrje çdo 15 minuta anijeve turke duke u kërkuar të largohen, duke u shpjeguar se ndodhen ne territorin grek .

Zhvillimit të fundit i ka paraprire e ashtuquajtura lufta e Navtex-eve pasi menjëhere sapo Athina ka bllokuar një zonë detare brenda raftit të saj kontinental ,Ankaraja është përgjigjur me të njëjtën mënyrë në të njëjten zonë duke sjellë tensionin mes tyre në nivelin më të lartë përsëri brënda disa javëve.

Ministria e Jashtme greke ka reaguar menjëherë me një deklaratë të ashpër duke theksuar se Greqia nuk do të pranojë asnjë shantazh, do të mbrojë të drejtat e saj sovrane dhe i bën thirrje Turqisë t’u japë fund menjëherë veprimeve t e saj të paligjshme që dëmtojnë paqen dhe sigurinë në rajon.

Gjithashtu ministri i Jashtem Dhendias ka urdhëruar ambasaden greke në Ankara të dorëzojë një notë proteste në ministrine e Jashtme Turke, ndërsa ka zhvilluar bisedime me homologët e tij të Gjermanisë, Qipros e Bahreinit, të cilëve u ka shpjeguar pikat kryesore të marrëveshjes që Greqia ka nënshkruar me Egjiptin për zonat e tyre eksluzive detare, duke sjellë në plan të parë edhe provokimet turke.

Nga ana e tij edhe kryeministri Mitsotakis ka komunikuar në mëngjesin e së hënës me presdientin e Këshillit Europian Charles Mishel duke e informuar atë për marrëveshjen në fjalë si dhe për zhvillimet në Mesdheun Lindor ,ndërsa se fundmi ka njoftuar edhe Sekretarin e Përgjithshme të NATO-s Stoltemberg duke i thënë atij se politika e qëndrimeve te ekuilibruara me Turqinë nga ana e Aleances nuk po jep asnjë frut. Pak më pare SHBA me anë të një deklarate janë shprehur të shqetësuara për veprimet e Ankarasë duke ju bërë thirrje autoriteteve turke të ndalojnë çdo operacion kerkimor për hidrokarbure në zonat mbi të cilat Greqia dhe Qipro pretendojnë juridiksionin në Mesdheun Lindor duke theksuar se veprime të tilla janë provokuese dhe rritin tensionet në rajon.

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

26/08/2026
Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al