Zv kryeministri Erion Brace ka zhvilluar një takim blic në Kadastrën e Vlorës këtë të martë, ku sic raporton News 24, ai ka qenë i pranishëm në zyrat e Kadastrës para orarit zyrtar që nis puna, pra para orës 8 të mëngjesit.
Brace mësohet se ka pasur qëllim përvec të tjerash të shohë edhe zbatimin e orarit të punonjësve të këtij institucioni.
Sakaq, ai ka takuar edhe disa qytetarë të pranishëm ku është njohur me problematikat që ata i kanë shprehur sa i takon këtij institucioni.
Vizita blic e Bracës vjen disa javë pas një sitate kaotike me emërime dhe shkarkime të drejtuesve të Kadastrës dhe punonjësve të saj.