• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Europiani, Mourinho bën prognozën e detajuar

05/06/2021
Europiani, Mourinho bën prognozën e detajuar

Admirim për Italinë dhe për punën e madhe të trajnerit Mancini, por parashikimi i Jose Mourinho shikon domosdoshmërisht si favorite të Europianit të kësaj vere Francën. “Special One”, duke pritur të marrë në dorëzim stolin e Romës, bën prognozën e kompeticionit kontinental, që do të fillojë në më pak se një javë.
“Unë do të shikoj nga afër lojtarët e mi, që luajnë te Roma: Spinazzola, Cristante dhe Pellegrini. Do të përqendrohem tek ata, por axurrët kanë një përzierje të mirë të lojtarëve me përvojë dhe djemve të rinj, që dinë të fitojnë”, – tha Mourinho për “The Sun”.
Për Italinë, trajneri portugez, i cili më 2010 udhëhoqi Interin drejt “tripletës”, shtoi: “Roberto Mancini është një trajner me përvojë të madhe. Ai ka kaluar 20 vite duke stërvitur në ligat më të mira të vendeve më të mëdha. Kësisoji, ai është më se i gatshëm për triumf. Tashmë e ka treguar sa i mirë është që në fazën kualifikuese. Kombëtarja italiane është përmirësuar shumë me të në drejtim”.
Pastaj, një vlerësim mbi lojën e axurrëve: “Mancini po fut pak më shumë cilësi sulmuese, por italianët nuk e humbin natyrën e tyre dhe dinë të mbrojnë mirë. Është e vështirë të gjesh pika të dobëta. Unë mendoj se do të jenë në çerekfinale”.
Disa fjalë edhe për Anglinë: “Unë gjithmonë mendoj për fizikun e një ekipi. Ju duhet një ekuilibër i caktuar për të fituar. Nuk mund të jeni një ekip i shkëlqyeshëm nëse nuk keni fizikalitet dhe cilësi. Kjo nuk ka asnjë lidhje me moshën dhe përvojën. Mosha mund të jetë një kontradiktë. Ndonjëherë keni lojtarë në të 30-at e tyre, që janë me të vërtetë naivë në fushë dhe ndonjëherë keni djem nga 18, 19 vjeç, që janë shumë inteligjentë dhe luajnë sikur të kenë pjekurinë e të rriturve. Shikoni çfarë po bëjnë Mount dhe Foden. Nëse jeni gati të luani një finale të Ligës së Kampionëve, sigurisht mund të luani çdo ndeshje në këtë planet”.
Më tej, një shaka edhe me Francën, e cila mbetet favorite për Mourinho: “Kur ke Mbappe në krah është vërtet e vështirë të mos fitosh”. Në fund, disa fjalë për Belgjikën: “Ajo ka Lukakun, me një progres të jashtëzakonshëm në dy vitet me Interin. Për belgët, ky Europian duhet të ketë moton: tani ose kurrë”.

Related Posts

Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti
Sport

Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti

09/11/2026
Juve ngec në Franchi, del me 1 pikë pas “X” 2-2, Spalletti gjen problemin e “Zonjës së Vjetër” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Juve ngec në Franchi, del me 1 pikë pas “X” 2-2, Spalletti gjen problemin e “Zonjës së Vjetër” (VIDEO)

09/11/2026
Nuk e jap dorëheqjen (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

4 gola për 1 pikë, United e bën dramë ndaj Aston Villa-s, por Carrick beson ende: Nuk e jap dorëheqjen (VIDEO)

09/11/2026
Juve ngec në Franchi, del me 1 pikë pas “X” 2-2, Spalletti gjen problemin e “Zonjës së Vjetër” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Juve ngec në Franchi, del me 1 pikë pas “X” 2-2, Spalletti gjen problemin e “Zonjës së Vjetër” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
E merituam fitoren (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Fermin përmbys Atletico Madrid, Barça shkëputet në La Liga, Flick i gëzohet vetëm pikëve: E merituam fitoren (VIDEO)

09/11/2026
Nuk e jap dorëheqjen (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Nuk e jap dorëheqjen (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti

Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti

09/11/2026
Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje – Balkanweb.com – News24

Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al