• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fevziu reagon ashpër: Ligjin në det e bëjnë lacat me zinxhirë floriri dhe fëmijët e biznesmenëve të papërgjegjshëm

02/08/2022
Fevziu reagon ashpër: Ligjin në det e bëjnë lacat me zinxhirë floriri dhe fëmijët e biznesmenëve të papërgjegjshëm

Nga Blendi Fevziu

Nje familje nuk do ta shohe me kurre vajzen 7 vjecare. Nuk do zgjohet ne mengjes me buzeqeshjen e saj. Nuk do ti thote “Naten e mire shpirt”. Nuk do ulen as bashke ne tavolinen e drekes dhe as do shohin TV. Nje familje eshte gjymtuar sot duke humbur engjellin e saj 7 vjecar. Cdo njeri qe eshte prind, por edhe cdo qenie njerezore qe funksionon realisht si e tille e di se cfare dhimbje eshte kjo. Femija iku nga kjo bote, ate moment kur familja besonte se po i jepte asaj gezim.

Po pushonin ne Shqiperi, ne atdhe, kthyer me gjase nga emigracioni. Po i tregonin bukurite e vendlindjes se saj dhe me siguri ishin te lumtur qe po e benin kete. Deri ate moment kur vajza mori goditjen fatale e me siguri, prinderit e saj do mallkojne veten gjithe jeten qe zgjodhen ti bejne pushimet ne atdhe.

Nuk i di rrethanat e aksidentit dhe nuk merrem dot me to pa pasur me shume detaje. Por e di shume mire qe kjo eshte nje nga historite e paralajmeruar cdo dite. Qe prej me shume se 15 vitesh flas cdo sezon personalisht me Ministrat e Brendshem dhe Drejtorat e policise i trembur nga kjo barbari. Si notar dhe zhytes i perditshem jam i tmerruar nga imazhet qe shoh.

Deti shqiptar eshte nje xhungel ku ligjin nuk e ben as policia, as pushteti lokal as ministria e turizmit, as marina dhe askush tjeter. E bejne bandite dhe trafikante qe pasi parkojne makinat luksoze dhe te pajustfikuara terbojne plazhet me performancen e jet skive dhe jane bere tmerri i pushuesve. E bejne femijet e biznesmeneve te papergjegjshem qe nuk e kuptojne se me parate e tyre mund t’ju blejne femijeve te mira materiale por jo te drejten per te neperkembur dinjitetin e pushuesve te tjere.

E bejne laca me zinxhire floriri qe ngrene zerin ne kupe te qiellit nga gomonet e shtrenjta dhe derdhin shampanje, duke mos lene askend te qete pak metra me tutje ne breg. E bejne ata qe sot bllokohen nga policia e neser nxirren nga gjykata duke i lene policet qe kane zbatuar ligjin si guake. E Bejne skafistet qe mbushin skafet plot me pushues dhe fluturojne pa asnje mase sigurie, madje pa veshur edhe femijet e vegjel me jeleke sigurimi.

Ka vite qe jet skite jane tmerr ne gjithe bregdetin shqiptar. Nuk jane atraksion turistik fitimprures, por rrezik permanent. Dhe nuk ndalohen si ne gjysmen e Europes sepse i prishin rehatin 15 banditeve dhe femijeve te llastuar. Vetem kaq. Ka me dhjetra detaje te tilla, por skane asnje vlere te permenden sot. Sepse sot, nje vajze 7 vjecare nuk jeton me.

Sot iku nga kjo bote per fajin tone. Te gjitheve bashke. Sot jemi te gjithe me te. Neser do dale nje histori tjeter. Sic ka ndodhur me cdo gje. Dhe ne do merremi me historine e re. Por dy prinderit e saj, do jetojne gjithe jeten me dhimbjen dhe pengun qe e deshen kaq shume Shqiperine. Sa i dhane edhe vajzen. U prehsh ne paqe shpirt i bardhe!

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al