• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fitorja e Yuri Kim mbi Berishën dhe oligarkët!

10/04/2022
Fitorja e Yuri Kim mbi Berishën dhe oligarkët!

Nga Dritan Hila

Ka diçka qesharake dhe provinciale në gjithë sulmet që i bëhen Ambasadores së SHBA, Yuri Kim. E sulmojnë tek emri i saj, në origjinën e saj dhe në gjithë sjelljen e saj. Quajnë humbjen e Bashës më 6 mars si humbje të saj dhe të SHBA-ve, e cilësojnë si paaftësi që vunë bast në kalin e gabuar.

Në fakt, nëse ka një fitues të zgjedhjeve të 6 marsit, kjo është Ambasada e SHBA. Qëllimi i tyre nuk ishte që të fitonte Basha. Basha atyre ju intereson aq sa të mos lenë vendin pa opozitë. Por nëse Basha humbi, durim. Dielli lindi përsëri, dhe Berisha ende këndon majë plehut. Gjithashtu ata kanë një qeveri mike në Tiranë e cila nuk ka asnjë pikë vullneti ti dalë kundra dëshirave të tyre.

Nëse Yuri Kim si përfaqësuese e SHBA kishte një qëllim, ai ishte defaktorizimi i dyshes Berisha&Meta. Dhe ja doli me sukses. Kjo dyshe sot ka më pak se 30% të votuesve shqiptarë.

Berisha po përpiqet ta paraqesë këtë si fitore. Ai u mobilizua në këtë betejë personalisht dhe financiarisht. Ju kërkoi ndihmë oligarkëve që i krijoi vetë dhe këta nuk nguruan të hidhnin para. U angazhuan aq shumë saqë vetë ambasada ju tërhoqi vërejtje duke ju kujtuar se personi në fjalë është kundërshtar i SHBA. Nuk do të jetë çudi që në të ardhmen, nëse vazhdojnë mbështetjen për Berishën, edhe këta të jenë pjesë e sanksioneve.

E megjithatë Berish&Meta humbën. Pavarësisht të gjithë mobilizimit të tyre, vetëm 30% janë shqiptarët dhe klientët e tyre që i mbështesin. Në të ardhmen ditë më të zeza vijnë. Kush i mbështet për nostalgji, do ta kuptojë se nuk kanë të ardhme. Kush iu jep para, bën mirë të harrojë zakonin e vjetër që një thes me miell ta japin për partizanët dhe një tjetër për ballistët.

Sa për Yuri Kim, nëse nuk e çojnë në një post tjetër diplomatik, do gëzojë një post tjetër në qendër. Për më tepër që është një diplomate e suksesshme pasi në opozitën shqiptare veçoi elementët që i prishnin punë vendit të saj dhe ka një qeveri e cila e shumta bën ndonjë batutë për të treguar që deri këtu është e pavaruar. Halli është i njërit që ka marrë një damkë që nuk e kanë zili as hajdutët e burgut të Peqinit dhe të tjetrit që pi nga frika se mos një ditë bëhet klient i këtij burgu./dritare.net

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbylli sezonin, Berisha prek me postimin e tij: Moment i vështirë, jam i shkatërruar

Mesfushori kuqezi i shqetëson të gjithë, vijon stërvitjen e diferencuar

18/09/2026
Trabzonspor “kryqëzon gishtat”, Muçi “ndez motorët”, rikthehet në stërvitje

Trajneri “thumbon” Ernest Muçin, ylli i Kombëtares reagon në mënyrë befasuese

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al