• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fjalimi i fuqishëm i gazetares së BBC: Koronavirusi nuk i godet njësoj të varfrit dhe të pasurit (VIDEO)

09/04/2020
Fjalimi i fuqishëm i gazetares së BBC: Koronavirusi nuk i godet njësoj të varfrit dhe të pasurit (VIDEO)

Fjalimi i një gazetareje të BBC u bë viral në rrjetet sociale të vendit të saj. Emily Maitlis iu drejtua shikuesve të televizionit me fjalë të thjeshta, që kanë bërë shumë bujë në rrjetet sociale. Ajo tha se nuk qëndron pretendimi se koronavirusi godet njësoj të pasurit dhe të varfrit. Maitlis tha se koronavirusi nuk është një nivelues i shkëlqyer, siç pretendojnë disa.

Më poshtë fjala e saj:

“Mirëmbrëma.

Gjuha rreth Covid-19 ndonjëherë duket e shëmtuar dhe mashtruese. Ju nuk do i mbijetoni sëmundjes përmes forcës dhe fuqisë së karakterit, çfarëdo që të thonë kolegët e kryeministrit.

Dhe sëmundja nuk është një niveluese e mirë, pasojat e së cilës do i vuajnë të gjithë njësoj, të pasur dhe të varfër. Ky është një mit që duhet zhbërë.

Ata që janë në vijën e parë të frontit- drejtuesit e autobusëve, punonjësit e supermarketeve, infermierët, punonjësit e azileve, stafi i spitalit, shitësit në dyqane, rojet- janë në mënyrë disproporcionale edhe anëtarët me pagë më të ulët të forcës sonë të punës.

Ata kanë më shumë të ngjarë që të infektohen sepse janë më të ekspozuar. Ata që jetojnë në pallate dhe apartamente më të vogla do e kenë më të vështirë izolimin. Ata që janë në punë manuale, do e kenë më të vështirë të punojnë nga shtëpia.

Kjo është një çështje shëndetësore me pasoja të mëdha për mirëqenien sociale dhe është një çështje me pasoja të mëdha për shëndetin publik.

Sot, teksa Franca hyn në recesion dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se pandemia mund të provokojë rënie të thellë ekonomike në jetën tonë, ne pyesim se çfarë zgjidhje sociale do të ofrohet për të ndaluar pabarazinë që të thellohet më shumë”.

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2020/04/QfG4drIYOl8gJENRfeig_09_01236f627fe67351fc5246c0a67ea462_video_360p_converted.mp4

Related Posts

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme

25/10/2026
Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm
Kryesore

Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm

25/10/2026
Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard
Kryesore

Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard

25/10/2026
Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti
Kryesore

Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti

25/10/2026
Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve
Kryesore

Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve

25/10/2026
Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!
Kryesore

Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!

25/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndeshje e bukur, paraqitje e jashtëzakonshme (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Mou triumfon në “Camp Nou”, Mbappe vendos “El Clasico-n”. “Speciali”: Ndeshje e bukur, paraqitje e jashtëzakonshme (VIDEO)

26/10/2026
Ndeshje e bukur, paraqitje e jashtëzakonshme (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Ndeshje e bukur, paraqitje e jashtëzakonshme (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

26/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al