• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet izraeliti i “përgjimit”: Kjo është e vërteta e pajisjes që m’u bllokua në Rinas

25/03/2017
Flet izraeliti i “përgjimit”: Kjo është e vërteta e pajisjes që m’u bllokua në Rinas

Yoram Frig quhet izraeliti që u ndalua në aeroportin e Rinasit, me një pajisje të veçantë për të cilët prokuroria dyshon se kryen përgjime. Ai u lirua sot, por pasaporta e tij mbahet nga autoritetet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje, pasi përgjimi në Shqipëri mund të realizohet vetëm nga autoritetet shtetërore.

Yoram Frig thotë në një intervistë ekskluzive për Gazeten Shqiptare se ai është një hetues privat që është pajtuar nga një biznesmen në Shqipëri. Izraeliti që ka ardhur edhe herë të tjera në Tiranë, mohon që të ketë kryer përgjime të paligjshme me pajisjen speciale që kishte me vete.

“Ajo paisje nuk kryen përgjime, por identifikon dhe zbulon përgjuesit”, tha Frig.

Më poshtë, intervista e plotë e hetuesit nga Izraeli i cili aktualisht nuk mund ta lerë vendin tonë pasi i është bllokuar pasaporta për hetime të mëtejshme.

Z. Frig, përse keni ardhur në Shqipëri dhe çfarë ka ndodhur në aeroportin e Rinasit?

Unë jam një investigator privat, kam ardhur në Tiranë gjithsej 4 herë. 2 herë kam ardhur për të vizituar Shqipërinë dhe 2 herë për arsye pune.

Cila është arsyeja që keni ardhur për punë, çfarë pune bëni, a kishit me vete pajisje përgjimi?

Këtë herë erdha vetëm për 1 ditë e gjysëm.

Unë jam hetues privat dhe ajo që më është bllokuar, nuk është pajisje përgjimi, pra nuk kryen përgjime. Unë kam ardhur për të ushtruar kontrolle në një kompani private nëse ka ose jo përgjues.

Pra, ajo pajisje identifikon përgjuesit dhe nuk kryen përgjime.

A është aktivitet i ligjshëm?

Pajisja është e ligjshme në Izrael dhe kudo në botë. Unë jam hetues privat dhe nuk e kam ushtruar aktivitetin vetëm në Shqipëri, kam punuar në disa vende të botës. S’dua të hap probleme me askënd. Kjo është puna ime, këtë bëj unë.

Çfarë ndodhi në Rinas?

Policia më kërkoi informacion për çantën që kisha me vete dhe unë ua shpjegova.

Më mbajtën një farë kohe, humba avionin, por pastaj më lanë të lirë ndaj preva biletën tjetër. Ndërkohë, më ndaluan prapë gjë që solli një shpenzim të kotë sepse mu dogj dhe një biletë tjetër avioni.

A u ndjetë i shqetësuar?

U shqetësua familja ime, por edhe atyre ja shpjegova situatën. Pasaporta ime tani është e bllokuar bashkë me celularin tim dhe sendet e tjera personale. Do të kthehem në Izrael, sapo të më rikthehen dokumentet dhe sendet e tjera.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Ja kur pritet të nisë nga puna Aeroporti i Vlorës

Ja kur pritet të nisë nga puna Aeroporti i Vlorës

16/06/2025
U fut në lumë për të shpëtuar fëmijët nga mbytja, Greqia i jep nënshtetësinë shqitarit Ledian Goga

U fut në lumë për të shpëtuar fëmijët nga mbytja, Greqia i jep nënshtetësinë shqitarit Ledian Goga

16/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al