• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet portieri i Luftëtarit: Ja si më gënjeu arbitri Ziri te goli i dytë

18/11/2017
Flet portieri i Luftëtarit: Ja si më gënjeu arbitri Ziri te goli i dytë

Portieri i Luftëtarit, Shkëlzen Ruçi, është një prej të shumtëve në ekipin gjirokastrit që “qan” humbjen me Teutën. Në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, elbasanasi do të ndalej te momenti më kulmor i takimit ndaj Teutës, pikërisht te goli i dytë i realizuar nga Andel Dediç në minutën e 56-të me goditje dënimi.

Sipas tij, arbitri Blerim Ziri e ka “mashtruar”, duke mos sinjalizuar, edhe pse fillimisht kishte bërë të ditur se goditja e dënimit do të kryhej pas rënies së bilbilit. “Dua t’i përgëzoj çunat për shpirtin e garës që treguan kundër Teutës. Ishte një ndeshje që e panë të gjithë se si shkuan gjërat. Më vjen keq kur arbitrat bëhen gjithmonë protagonistë, duke u tallur me djersën e ekipit, me investimet e presidentit e për më shumë me ndjenjat e tifozërisë së mençur dhe kulturuar të Gjirokastrës.

Dua të sqaroj momentin e golit të dytë ndaj Teutës. Ishte faull në favorin tonë, por arbitri e akordoi për kundërshtarin. Në momentin e ekzekutimit nga Dediç, gjyqtari nuk më lejoj të mbaroj punën time me murin mbrojtës. Nuk më dha asnjë lloj sinjali, ndaj dhe erdhi gabimi im, duke pësuar golin e dytë. Më pas, me penalltinë Ziri mbylli gjithçka, duke akorduar një 11-metërsh absurd”, theksoi portieri titullar i Luftëtarit.

Në fund ai ndalet edhe te ndeshja me Laçin. “Do të jetë një takim shumë i vështirë, i fortë dhe delikat. Do të luftojmë fort për fitoren, e cila na duhet më shumë se kurrë në këto momente. Laçi ka cilësi dhe ne duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të përqendruar në çdo moment. Shpresoj të dalim me fitore dhe të bëjmë futbollin e bukur, jo vetëm për tifozërinë tonë, por për të gjithë ata që na kanë mbështetur kudo në Shqipëri”, përfundoi 23-vjeçari./panorama

Luftetari3

Related Posts

Avokati i Veliajt për Ramën: As më lëkund, as më dikton dhe as më impresionon dot
Kryesore

Avokati i Veliajt për Ramën: As më lëkund, as më dikton dhe as më impresionon dot

24/11/2026
“Shtëpi me qera 40 mijë lekë, e ndaj me 3 shokë”, ministrja Kumbaro i përgjigjet studentit: Duke filluar nga janari 2027 bursa shkon në 25 mijë lekë në muaj (VIDEO)
Kryesore

“Shtëpi me qera 40 mijë lekë, e ndaj me 3 shokë”, ministrja Kumbaro i përgjigjet studentit: Duke filluar nga janari 2027 bursa shkon në 25 mijë lekë në muaj (VIDEO)

24/11/2026
Drejtori i Tatimeve për Spiropalin: Mbrojti evazionin e të shoqit
Kryesore

Drejtori i Tatimeve për Spiropalin: Mbrojti evazionin e të shoqit

24/11/2026
Avokati i Veliajt në burgun e Fierit: Po pres prej 1 orë e gjysmë, s’më lejojnë të takoj klientin tim
Kryesore

Avokati i Veliajt në burgun e Fierit: Po pres prej 1 orë e gjysmë, s’më lejojnë të takoj klientin tim

24/11/2026
Spektakli i Grudës tërbon edhe Klopp, talenti shkodran vlerësohet me notë të jashtëzakonshme (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Bayern pas Grudës, situata

23/11/2026
Kryesore

Nëntori mbyllet me reshje dhe rënie të temperaturave

23/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Avokati i Veliajt për Ramën: As më lëkund, as më dikton dhe as më impresionon dot

Avokati i Veliajt për Ramën: As më lëkund, as më dikton dhe as më impresionon dot

24/11/2026
Tragjike në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident! Plagosen edhe tre fëmijë (Emri)

Tragjedia në Itali/ Kush ishte Emanuela Shahini, 31-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksident, la pas dy fëmijë

24/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al